• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Behgjet Pacolli i përgjigjet Kurtit: Ç’janë këta marksistë që kërcënojnë Ramën se më strehoka mua?! Albin të kam hapur dyert e …

30/04/2020
in Diaspora
A A
Behgjet Pacolli i përgjigjet Kurtit: Ç’janë këta marksistë që kërcënojnë Ramën se më strehoka mua?! Albin të kam hapur dyert e …
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli prej ditësh, është rikthyer në qendër të debatit politik në Kosovë për shkak të rikthimit të tij nga Zvicra, dhe kërkesës së qeverisë së Kosovës që ai të karantinohet për 14 ditë. Kjo ka bërë që Behgjet Pacolli ende të mos kthehet në Kosovë, ndërkohë që sot ka reaguar pas dy ditësh heshtje duke i kthyer përgjigje Albin Kurtit.

“Me mendje dhe me zemër 24 orë në “lokacionin” tim të dashur, Kosovë, po ndjek me shqetësim, por dhe buzagaz satirik, telenovelat policore rreth meje, që më në fund panë heroin e ri, zotëri Kurtin. Ndërsa Kosova si mbarë bota, e prekur nga pandemia, pret prej tij mesazhe bashkimi, pajtimi, qetësie, moderimi, pret punë për çkapjen e shtetit dhe jo fjalë mediash sociale, ai bën sfida duelesh mesjetare.

Pse zotëri Kurti? Ju kam pritur në shtëpinë time, ju kam hapur dyert, zemrën dhe gjithçka sipas traditës së shqiptarit. A nuk kam qenë nikoqir i mirë?

A nuk e kam votuar përkundër presioneve, qeverinë tuaj me shpresën për ndryshim? Por ju thashë: kujdes, historia nuk fillon me ju! Nuk kam kërkuar kurrgjë; por në vend të mirënjohjes, nuk kam pritur këto sulme të egra që më kujtojnë Shqipërinë e viteve 70, regjimit një partiak.

Ju kam bërë tranzicion model të detyrës tek ju, dhe tek pasardhësi im në krye të Ministrisë së punëve të jashtme. Nuk kam votuar rrëzimin e qeverisë tuaj. Nga cilat modele ideologjike vjen kjo egërsi ndaj meje?

Ç’është ky Xhelali, sinonim i xhandarit personal të kryeministrit në letërsinë komuniste, që shkel ligj dhe kushtetutë e që më kërcënoka mua, ndërsa jam duke përkryer projektin e rindërtimit të Thumanës nga tërmeti, në banesën time? Ç’janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votuam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?

Kam dhimbje të madhe se stili juaj i të bërit politikë, po dehumanizon brezin e ri të Kosovës, po e merr peng atë, rininë, ëndrrat e saj.

Shikoni sa egërsi, sa shpërfytyrim ka në mesazhet e të rinjve mbështetës tuajët në mediat sociale, sipas modeleve të shoqërive të egra aziatike, dhe të Partisë së Antiamerikanëve që përfshin dhe tajkonë mediatikë, me themel mu në trashëgiminë titiste apo enveriste të shoqërisë sonë. E di që xhandarët tuaj të mendimit do ma përmendnin Jelcinin, i cili ishte miku më i madh i Presidentit Klinton, çliruesit tonë.

Bashkë kanë vendosur për çdo hap për Kosovën, dhe unë jam dëshmitar i këtij bashkëpunimi.

Sigurisht Kosova nuk është në kufi të Meksikës, prej ku SHBA-të vendosën të bombardonin Serbinë, duke na çliruar si popull dhe duke ju nnxjerrë juve nga burgu. Por nuk është as në pjesë të caktuara të Azisë, prej nga duket se vjen kultura e egër e linçimit, e mendimit uniform dhe pa ngjyrë, e njerëzve të veshur njëlloj brenda dhe jashtë!

Zotëri Kurti, do ikni dhe do vini në pushtet, sepse ky është ligji i pluralizmit, i rotacionit. Lini gjurmët tuaja në historinë moderne të Kosovës dhe kombit tonë duke ndërtuar dhe jo duke shkatërruar; duke nderuar njeriun, dhe jo duke e sulmuar atë; me mirënjohje dhe jo me agresivitet; duke bashkuar dhe jo duke ndarë. Mos vallë ju është korruptuar arsyeja juaj filozofike prej peshës së pushtetit?

Mos rendni pas shumicës së verbër të cilës po ja shpëlani trurin, me mjete të paligjshme, por kërkoni aprovimin e pak-ëve, pa i numëruar, por duke i pëshuar ata – si ju thotë një filozof i dashur për ju.”- shkruan Pacolli. (TemA)

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In