• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Baza e NATO-s në Kuçovë po kthehet në një pikë strategjike”! Media franceze: Pushtimi i Ukrainës mund të përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

20/04/2022
in Aktualitet
A A
“Baza e NATO-s në Kuçovë po kthehet në një pikë strategjike”! Media franceze: Pushtimi i Ukrainës mund të përshpejtojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të përshpejtohet si pasojë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ky është përfundimi në të cilin arrin media franceze “Liberation”.

Përmes një shkrimi mbi Shqipërinë dhe rolin e saj në Ballkan, media franceze shkruan se synimet Perëndimit janë të qarta ndaj Shqipërisë dhe rajonit; të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor.

Duke iu referuar vendosjes së bazës së NATO-s në Kuçovë, Liberation shkruan se kjo qendër e re operacionale e forcave të Aleancës e vendos Ballkanin Perëndimor në pikë strategjike përballë vendeve perëndimore.

“75 avionët luftarakë sovjetikë të ndryshkur shfaqen përgjatë pistës së aeroportit ushtarak të Kuçovës, ish-baza komuniste ushtarake. Por kjo bazë për të pritur qendrën e re operacionale të NATO-s, është gati të rifitojë shkëlqimin e saj.

Rinovimi i kësaj pjese nisi në vitin 2018, ndërsa u përshpejtua nga kriza ukrainase, e cila favorizon bashkëpunimin brenda kampit kundër të Perëndimit kundër Putinit dhe forcon mbrojtjen e territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti”, shkruan Liberation.

“Mjedisi i ri global i sigurisë i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit” tha për AFP-në një zyrtar i NATO-s duke iu referuar bazës së Kuçovës.

Restaurimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit, ndërtimi i njësive të reja të magazinimit. Baza e cila përfundon në vitin 2023, financohet nga fondet e aleancës transatlantike, e cila tashmë ka akorduar më shumë se 51 milion euro që nga fillimi i projektit në vitin 2018.

Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s tashmë të pranishme, veçanërisht në kampin Bondsteel, në pjesën jugore të Kosovës, baza ajrore e Kuçovës do të paraqesë një aset strategjik kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm, siç është ai i Ballkanit Perëndimor.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In