• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Bashkimi i Barazisë”! KE nxjerr dokumentin për “komunikim korrekt”: Nuk ka më ‘”zonjushë” apo “zonjë”! Ndryshon terminologjia dhe për “Krishtlindjet”

30/11/2021
in Bota
A A
“Bashkimi i Barazisë”! KE nxjerr dokumentin për “komunikim korrekt”: Nuk ka më ‘”zonjushë” apo “zonjë”! Ndryshon terminologjia dhe për “Krishtlindjet”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas dekalogut për “komunikim korrekt” të ofruar nga Komisioni, stop referimeve edhe për gjininë, përkatësinë etnike, racën, aftësinë e kufizuar dhe orientimin seksual.

“Miss apo Mrs” (zonjushë dhe zonjë) duhet të zhduken, duke u zëvendësuar nga një “Ms”(Znj.) më e përgjithshme. (“Znj” është disi dredharake: përdoret dhe për gratë e pamartuara dhe të martuara).

Madje edhe festat nuk duhet të referohen më me konotacioneve fetare, si Krishtlindjet, por të përmenden në mënyrë të përgjithshme. Për shembull, do t’ju duhet të thoni “pushimet janë stresuese” dhe jo më “Krishtlindjet janë stresuese”.

Kështu shkruan Brukseli në udhëzimet e reja për “komunikim korrekt” në dokumentin e titulluar “Bashkimi i Barazisë”.

Qëllimi i Komisionit Europian është që të bëjë që “çdo person në BE të ketë të drejtën për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë” pa iu referuar “gjinisë, përkatësisë etnike, racës, fesë, aftësisë së kufizuar dhe orientimit seksual”.

Eurodeputetët e Forza Italia nuk janë dakord. “Në një dokument të Komisionit të BE-së” punonjësit ftohen “të mos i referohen në mënyrë eksplicite periudhës së Krishtlindjeve dhe të mos përdorin vetëm emra të krishterë si “Maria apo Giovanni”, sepse konsiderohen të dëmshëm për ndjeshmëri të ndryshme fetare.

Kështu shprehen eurodeputetët Antonio Tajani, Isabella Adinolfi, Andrea Caroppo, Salvatore De Meo, Herbert Dorfmann, Fulvio Martusciello, Aldo Patriciello, Luisa Regimenti, Massimiliano Salini dhe Lucia Vuolo në një pyetje me shkrim drejtuar Komisionit të BE-së pyesin. Në dokument pyetet: “A ka ndërmend Komisioni t’i modifikojë këto udhëzime, duke respektuar rrënjët e krishtera të Bashkimit Evropian?”.

UDHËZIMET
Në dekalog ka disa rekomandime që duhet të përdoren gjithmonë, duke nisur nga fakti i “mospërdorimit të emrave apo përemrave që kanë lidhje me gjininë e temës dhe mbajtjes së një ekuilibri midis gjinive në organizimin e çdo paneli”. Nëse përdoret përmbajtje audiovizuale ose dëshmi, duhet të siguroheni që “diversiteti të përfaqësohet në çdo aspekt, ndaj mos iu drejtoni audiencës me fjalët “zonja” ose “zotërinj”, por përdorni një të përgjithshme “të dashur kolegë”.

Kur flitet për transseksualë duhet të “identifikohen sipas treguesve të tyre”. Nuk mund të përdoret fjala “të moshuar” por “njerëz më të mëdhenj” (popullsia më e rritur). Së fundi, është e detyrueshme të flitet për personat me aftësi të kufizuara duke iu referuar përparësisë së personit (për shembull, në vend të “Mario Rossi është me aftësi të kufizuara”, duhet të përdoret “Mario Rossi ka një aftësi të kufizuar”.

ÇËSHTJET FETARE
Mes rregullave ka edhe referenca për një komunikim “korrekt” në lidhje me fetë. Për shembull, në tekst këshillohet që në çdo përmbajtje komunikuese “të mos përdoren emra të përveçëm tipikë të një feje të caktuar”. Për sa i përket festave, komisioni kërkon “të shmanget marrja e mirëqenë se të gjithë janë të krishterë”. Me shumë shembuj: në vend që të themi apo të shkruajmë “Krishtlindjet janë stresuese”, ekzekutivi europian fton të përdoren fjalët: “Pushimet janë stresuese”.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In