• Kontakt
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bashkim Fino i prerë për shkarkimin e presidentit: Nuk mund të japim vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta, na përcaktoi grup kriminal

20/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Bashkim Fino i prerë për shkarkimin e presidentit: Nuk mund të japim vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta, na përcaktoi grup kriminal
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka qenë i prerë, kundër raportin të shumicës në përfundim të hetimit parlamentar për shkarkimin e presidentit, e që përcaktonte se nuk ka shkelje të rëndë që të justifikonte shkarkimin e tij.

Gjatë fjalës në seancën e sotme, Fino, theksoi se në raportin final dy janë opsionet për votim, pro shkarkimit të presidentit, apo kundër shkarkimit të tij dhe asgjë tjetër, sic konstaton raport, që sipas tij, më shumë se arsyeton, i vjen vërdallë cështjes sikur japim opinion për një projektligj të zakonshëm.

“Me atë raport në nisje të komisionit hetimor të ngritur për shkarkimin e Metës, ne bindëm veten dhe shqiptarët për nevojat e nisjes së procedurave për shkarkimin e presidentit, u ngrit komisioni për ta shkarkuar jo për ta analizuar sjelljen presidenciale, nuk ngremë struktura për t’i vënë notë në sjellje presidentit”-tha Fino.

Debatet në Komision:

Bashkim Fino: Më shumë i vini vërdallë cështjes sikur po japim një opinion për një projektligj të zakonshëm. Përfytyroni si do të ishte Shqipëria nëse vendi nuk do të kishte zhvilluar zgjedhje lokale, shikoni Shkodrën, një kryetar bashkie votohet për 4 vite dhe sot ne kemi kryetarë bashkie që vijojnë mandatin për shkak të mosdekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti. Nuk e di sa do të vazhdojë, këtë e dini ju, që thoni se shkelja nuk është aq e rëndë për ta shkarkuar.

Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për Presidentin. Jo për presidentin emër mbiemër, por institucionin. Presidenti na tha grup kriminal. Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojmë përpara se cështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu besoj që njollosim veten tonë.

Alket Hyseni: Ka pasur shkelje, por nuk ndamë dot thellësinë e shkeljes dhe këtë e ndajmë këtej e tutje. Synimi ka qenë të sqarojmë sovranin dhe që të mos ndodhin më. U ftoj ta miratojmë raportin e paraqitur nga relatorja, që është formuluar me kujdes profesional.

Ka edhe qëndrimin politik të shumicës. Shumica nuk mund të shkelë kushtetutën për të penalizuar shkelësit e kushtetutës, kaq ishte hapësira e mundshme ligjore dhe politike, evidentoi shkeljet dhe jep rekomandimet. Mund të ndodhë që në seancë të mos miratohet ky raport dhe të gjykojë seanca, që ka më tepër apo më shumë se kaq.

Bashkim Fino: Këtu nuk ka dëshirë personale të shkarkimit të presidentit. Distaninim duhet ta bëjë edhe vetë zoti Hyseni nga këto fjalë.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In