• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Bashkëshortja e Bekim Fehmiut: Ky veprim i tij na pati befasuar të gjithëve

25/05/2024
in Nostalgji
A A
Bashkëshortja e Bekim Fehmiut: Ky veprim i tij na pati befasuar të gjithëve
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Bekimi i konsideroi këto dy libra si gjërat më të rëndësishme që i ka bërë ndonjëherë në jetë, madje edhe në raport me të gjithë filmat e tij.

Me këtë ai e lau një borxh për qytetin e tij, popullin dhe para së gjitha për familjen”, pohon, duke folur për librin “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, bashkëshortja e Bekim Fehmiut, aktorja Branka Petriq.

Bekim Fehmiu arriti sukses që gjeneratat e aktorëve të Evropës Lindore kanë mundur vetëm ta ëndërrojnë. Krahas karrierës aq të suksesshme filmike e të teatrit, ai na servoi edhe dy aftësi të tij “të panjohura”: të shkruarit dhe pikturimin.

Vizatimet e tij dhe akuarelët janë ende të panjohura për opinion e gjerë, ndërsa libri i tij “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, që kur e botoi pjesën e parë në vitin 2001, përjetoi mbi 17 ribotime, ndërsa pjesa e dytë deri tani pesë ribotime, dhe siç deklarojnë shitësit e librave, vazhdimisht ka kërkesë për këtë krijim, transmeton ‘nova.rs’.

Në pyetjen se si u krijua ky libër, Branka Petriq së pari e tregon një fotografi nga albumi familjar.

“Bekim është i ulur në fotele, atmosferë e një shtëpie të qetë, ka papuqe në këmbë, nxemja është e lëshuar, dhe një televizor i vjetër… Këtu e kam fotografuar unë, dhe pastaj fillon të shkruajë, viti është 1982 apo 1983. E shkëlqyeshme, fantastike, së pari shkroi me dorë, me bukurshkrimin e tij, në shkollë ka qenë i detyruar të shkruajë me shkrim të bukur, kështu që shkruante më bukur sesa unë”, tha Branka Petriq.

Në kohën kur u shkrua pjesa e parë, autobigrafitë e aktorëve të vendit ku veproi mund të numëroheshin me gishta. Vendimi i tij që të shkruante i befasoi deri diku edhe të afërmit e tij.

“Unë kam qenë gjithmonë ajo që shkruante diç, disa ditarë dhe gjëra të ngjashme. Dhe papritmas, kur erdhi koha, filloi të shkruante dhe pikturonte. Mbesa ime e cila e ka përfunduar Akademinë e Artit, ja solli një penel. Bekimi kur e bëntë ndonjë gjë, menjëherë thoshte ‘e bëra këtë’.

Pikturonte me faza. Dhe kur filloi të shkruante, e mori pastaj penelin, atë dërrasën dhe shkruante në të, dhe thoshte, ‘më duket vetja si shkrimtarët egjiptianë’”, kështu e përshkroi fillimin e krijimit të librit, Branka.

“Nevoja për të shkruar, rikujton ajo, koincidoi me dëshirën e shkrimtarëve Shkelzen Maliqit, Petrit Imamit dhe shkrimtarëve tejrë të Kosovës të cilët dëshironin ta bënin një libër për të. Ai në këtë propozim i falënderoi dhe u tha: ‘Unë tashmë jam duke e shkruar’.

Dhe i radhiste aq lehtë fjalitë, në mënyrë aq koncize, kur përshkruante fëmijërinë dhe rininë në Prizren. E “gdhendi” aq mrekullisht në libër babanë e tij Ibrahimin, mësuesin e nderuar të cilin e persekutoi edhe regjimi i mbretërisë Jugosllave, si dhe mbreti shqiptar Zogu, si dhe pushtetet e reja pas Luftës së Dytë Botërore, po ashtu e paraqiti aq bukur edhe nënën Hedijen, vëllezërit dhe motrat dhe bashëqytetarët nga Prizreni…”

“Ai shkruante dhe mua me dukej se aty ka më shumë detaje. Dhe ai më thoshte “jo, jo, jo”. Duke e lexuar këtë, e kuptova që sikur ai ta ketë në kokë një kamerë dhe pastaj ngadalë shkon ose nëpër objekte ose atje ku kanë banuar… Thënë në mënyrë metaforike, atij në Prizren duhet t’i ngritet një statujë. Përshkrim të tillë të Prizrenit deri më tani askush nuk ka bërë, dhe atë që ai e shkroi do të mbetet përgjithmonë”, tha Branka Petriq.

Në pyetjen se sa ka qenë Bekim Fehmiu i hapur për kritika, edhe bashkëshortja e tij Branka, dhe pastaj edhe redaktorja e pjesës së dytë të librit, Lidija Kusovac, do të thonë të njëjtën gjë: ka qenë i gatshëm ta merr parasysh mendimin e tjetrit, por në disa gjëra ka qenë i prerë.

“Vëllezërit e tij e kanë lexuar dorëshkrimin, dhe pastaj thanë: “Jo, kjo nuk qenë kështu”. Dhe ai në këtë iu përgjigj: “Unë ashtu e mbajë mend kështu dhe këtu nuk ka diskutim”. Ai e shkruante vetëm atë që e kujtonte, pa asnjë koment shtesë. Bekim e shkroi të tërë librin sipas kronologjisë së gjërave si ndodhën”, tha në fund bashkëshortja e tij, Branka Petriq.

Share250Tweet157


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In