• Kontakt
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha përgatit terrenin për të larguar Berishën nga PD, Genc Ruli i përcjell mesazhin e amerikanëve, thirrje të bëjë gati valixhet

24/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Basha përgatit terrenin për të larguar Berishën nga PD, Genc Ruli i përcjell mesazhin e amerikanëve, thirrje të bëjë gati valixhet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vihet në pikëpyetje rikandidimi i Sali Berishës në zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse Basha në çdo intervistë shprehet se ja ka lanë atij në dorë të kandidojë ku të dojë, duket se në prapaskenë situata nuk është aq e qetë.

Ishte gazeta “SOT”, e cila pak ditë më parë raportoi se lideri demokrat është vënë mes dy zjarreve, pasi amerikanët nuk e duan Berishën më në politikën aktive. Berisha është kritiku më i madh i reformës në drejtësi dhe ka sulmuar shumë ashpër ambasadën e SHBA. Kjo solli dhe bllokimin e vizës për të, gjë që duket se ka rritur pakënaqësitë e Uashingtonit.

Por ai që duket se po përçon zërat që përfliten në prapaskenë se SHBA nuk e do deputet është Genc Ruli. Basha e futi në komisionin që përzgjedh kandidaturat dhe Ruli ka dhënë dy mesazhe të forta ku kërkon indirekt që Berisha të tërhiqet vetë nga jeta aktive në PD. Duke qenë se Basha nuk e lë dot jashtë listave sepse krijon pakënaqësi, Ruli ja ka bërë të qartë dhe dje se emisioni i tij është mbyllur.

Mesazhin e parë Ruli e dha disa muaj më parë ku u shpreh se ai dhe Berisha e kanë mbyllur kapitullin e tyre. Kjo solli irritim nga Berisha, i cili e sulmoi rulin në një intervistë. Dje ish-deputeti demokrat ka folur për qëndrimin e Berishës duke i dërguar një tjetër mesazh se ka ardhur koha që ai të bëjë gati valixhet. “Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli.

Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’u flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca. Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë.

Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë. Pra nuk shoh kontradikta në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda”, u shpreh Ruli në Abc News.

Deklarata e Rulit duket se është një mesazh për Berishën që ai duhet të largohet vetë dhe të mos presë ta heqin nga lista. Por në një farë mënyre Ruli po i përcjell dhe mesazhin e amerikanëve se për ta Berisha duhet ta mbyllë kapitullin e tij.

Sherri Ruli-Berisha

Më 6 gusht të këtij viti ishte po Genc Ruli i cili bëri një deklaratë të fortë. Ai e tha hapur se koha e Berishës ka përfunduar dhe se ai duhet të tërhiqet nga jeta aktive. “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij.

Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”, tha Ruli. Por deklarata e tij nuk u pëlqye aspak nga Berisha. Në një studio televizive ish-kryeministri reagoi mjaft ashpër ndaj tij duke dhënë sinjale se ka një krisje me ish-ministrin e Energjisë. “Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ka thënë dy gjëra elementare që nuk afrohen kurrë me njëra-tjetrën.

Ngatërron karrierën me betejën. Për karrierë Berisha i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë më 26 qershor 2013. Të mendosh se një njeri që ka pasur 1, 2, 3 funksione qëndron deputet për karrierë kjo është jashtë arsyes. Beteja është tjetër. Beteja ka vazhduar dhe do vazhdojë deri në realizimin e qëllimeve të PD.

Prandaj thashë Ruli është burrë i mençur, por ndonjëherë… Unë do vazhdoj betejën derisa të arrihet qëllimi. Nga beteja nuk do të tërhiqem kurrë”, tha ai. Pra duket se ujërat në PD janë trazuar dhe deklarata e Rulit nuk është aq e thjeshtë sa duket në pamje të parë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In