• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha nxin Shqipërinë tek komisioneri i lartë i BE: Shqipëria ka ngelur në vend, nuk është gati për koferencën ndërqeveritare

18/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Basha nxin Shqipërinë tek komisioneri i lartë i BE: Shqipëria ka ngelur në vend, nuk është gati për koferencën ndërqeveritare
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demoratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me Komisionerin e BE për Buxhetin dhe administratën Johannes Hahn, i cili më herët ka qenë përgjegjës për procesin e zgjerimit.

Basha e ka njohur komisionerin Hahn me planin e PD për të përmbushur kushtet për të zhbllokuar procesin e integrimit, për luftën kundër krimit e korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, i cili mbështet nga BE.

Për liderin e opozitës Lulzim Basha, integrimi në Bashkimin Europian do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e shqiptarëve, do të ndryshojë ekonominë e tyre, të ardhmen e tyre.

Njeheresh Basha ka nxire imazhin e Shqiperise, duke u shprehur se ky vend ka ngecur per 8 vite, dhe te gjitha parametrat ne vend jane perkeqesuar. Duke kembengulur se Shqiperia s’eshte ende gati per konferencen nderqeveritare!

“Shqiptarët e kanë kuptuar që ngecja në këto 8 vitet e fundit në procesin e integrimit evropian i ka dëmtuar ata, ka dëmtuar mundësitë e tyre, ka dëmtuar shtetin ligjor, barazinë para ligjit, ka dëmtuar konkurrencën dhe si rezultat ka dëmtuar të gjitha ato aspekte që sjellin punë dhe prosperitet sepse imazhi ynë është keqësuar. Investimet evropiane janë ulur.

Në 8 vitet e fundit nuk ka investime strategjike nga vendet e BE-së ose nga zona euro-atlantike. Pra është shumë e rëndësishme dhe kjo është një nga përparësitë tona kryesore, në fakt është objektivi nr 1 i programit tonë qeveritar pas 25 prillit për të zhbllokuar këtë situatë, për të siguruar që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe para anëtarësimit të plotë, mekanizmat tuaj do të na lejojnë të përparojmë në fusha të ndryshme të jetës.

Shqiptarët e kuptojnë që afrimi me Evropën do të thotë përmirësimi i jetës së tyre. Përmirësimi i kushteve të tyre të jetesës, përmirësimi i mundësive përmes më shumë vendeve të punës që do të vijnë përmes më shumë investimeve dhe sundimit të ligjit.

Dhe kjo është arsyeja pse është e një rëndësie të madhe që reforma në drejtësi që ka filluar në 2016 gjithashtu të përshpejtohet, të zbatohet plotësisht. Me ne nuk do nuk do të ketë asnjë pengesë nga parlamenti I ardhshëm dhe ekzekutivi I ardhshëm në zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

Kontributi i vetëm që partitë politike mund të japin që reforma në drejtësi të ketë suksesin e plotë është të qëndrojnë larg, të mbajnë duart larg reformës në drejtësi.

Dhe kjo shpresojmë se do të sjellë rezultate për të cilat kemi filluar këtë proces në vitin 2016, i cili përkthehet në gjykatës dhe prokurorë të pavarur që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin në nivelet më të larta”.

Komisioneri Johannes Hahn ka theksuar se sundimi i ligjit është çështja më e rëndësishme që një vend kërkon të bëhet anëtar i BE.

“Unë vetëm mund t’i konfirmoj ato çfarë the Luli përsa i përket rëndësisë së sundimit të ligjit dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Jam i sigurt qq një vend si Shqipëria që ka bërë shumë përpjekje dhe mbaj mend mirë se kjo është bërë e mundur vetëm falë angazhimit tuaj.

Ishte rasti kur për hir të interesave kombëtare ju si opozitë bëtë kompromis me qeverinë dhe sigurisht toleruat disa mangësi me qëllim që të realizohej refomra dhe kjo ishte e jashtëzakonshme. Dhe e them sërish e sërish se kjo për Ballkanin Perëndimor është e pazakontë”.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE në mënyre transparente. Në bisedë me Komisionerin Hahn, Zoti Basha u ndal dhe tek plani për zhvillimin ekonomik me theks të veçantë të trajnimi i të rinjve edhe me fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi.

Share212Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In