• Kontakt
Monday, May 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha nuk është zgjuar akoma nga ëndrra si kryeministër në kohë lufte! Urdhër Ramës: Shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, mbyll bizneset prodhuese!

23/03/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Basha nuk është zgjuar akoma nga ëndrra si kryeministër në kohë lufte! Urdhër Ramës: Shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, mbyll bizneset prodhuese!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha nuk është zgjuar akoma nga gjumi dhe vazhdon e shikon ëndrra si kryeministri shpëtimtar në kohë lufte.
Për këtë arsye i ka bërë thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës.

Basha shkruan:

Të dashur bashkëqytetarë,

Është koha që të gjithë së bashku të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo shqiptari!

Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën, me qëllim ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe të efekteve të tij shkatërruese mbi shëndetin tonë e të të dashurve tanë.

I bëj thirrje qeverisë:

Të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjjthë territorin e Republikës.

Të urdhërojë mbylljen e të gjitha bizneseve me dendësi të madhe punonjësish në ambiente të mbyllura, siç janë fasoneritë, call-centers etj.

Të mos vonojë detajimin e paketës së shpallur të ndihmës dhe të bëjë gati një paketë tjetër, sepse e para është e pamjaftueshme.

Të gjithë ata që do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpi dhe që janë në pamundësi për të punuar, duhet të marrin pagë të mjaftueshme për të garantuar minimumin jetik në shtëpitë e tyre.

Të ndërpritet menjëherë çdo shpenzim tjetër dhe çdo transferim tjetër nga thesari dhe të gjitha paratë e taksapaguesve të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve dhe nevojat akute ekonomike me të cilat po përballen një numër në rritje familjesh.

Të dashur bashkëqytetarë, pas kësaj të keqe na presin ditë më të mira. Me forcën që na ka karakterizuar gjatë gjithë historisë tonë, me besimin në Zot dhe me mbështetjen tek njëri-tjetri, do ta kalojmë këtë të keqe të gjithë së bashku.

Duke qenë se Luli akoma fle gjumë nuk e ka marrë vesh që këto kërkesa janë bërë ligje emergjence kombëtare nga qeveria para disa ditësh. /Ekskluzive.al

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In