• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha i fut ankthin Kryemadhit, shmang vendimin nëse do shkojë me listë të përbashkët në zgjedhje, shton sulmet e akuzat ndaj Ramës

15/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
30 mjekët shqiptarë drejt Italisë që tërbuan sot të vetëquajturën… opozitë shqiptare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon të mbajë në ankth Lëvizjen Socialiste për Integrim. Teksa Monika Kryemadhi ka shtuar presionet për të dalë më një listë të përbashkët, por për liderin demokrat kjo është një çështje dytësore.

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët, Basha nuk ka preferuar të tregojë se me çfarë liste do të paraqitet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, me një listë të përbashkët me LSI dhe aleatët e tjerë, apo në lista më vete. Basha shtoi se asnjë formulë nuk e shpëton kryeministrin Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Kreu demokrat deklaroi se vëmendja e tyre tashmë nuk është tek listat, por tek situata aktuale në vendin tonë dhe përballjen e qytetarëve me virusin.

“Pa diskutim që taktikat elektorale janë taktika elektorale. Një gjë ju them, asnjë formulë nuk e shpëton dot këtë njeri dhe bandën e tij nga ndëshkimi popullor që e pret dhe më pas ndëshkimi nga drejtësia që e pret. Por sot e gjithë vëmendja ime, e të gjithë Partisë Demokratike, e koalicionit tonë opozitar është tek një dramë që po shpaloset ditë për ditë përpara syve.

Tek rëndimi i përditshëm i situatës shëndetësore, tek thellimi i përditshëm i krizës ekonomike dhe tek pamundësia ulëritëse e qindra mijëra familjeve shqiptare për t’u përballur me kostot e jetës, për të siguruar ushqimet bazë, sigurinë e punës për ata që e kanë akoma mundësinë për të fituar minimumin jetik për ata që e kanë humbur vendin e punës, sigurinë e vogëlushëve, mësuesve dhe sigurisht mundësinë e personelit shëndetësor për të ndihmuar njerëzit në një situatë që po përkeqësohet ora-orës, dita-ditës”, tha Basha.

Basha shton sulmet ndaj Ramës

Por më tej kreu demokrat ka vijuar edhe sulmet në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, Rama i ka braktisur qytetarët dhe i ka lënë në mëshirë të fatit, duke shtuar se deri tani qeveria nuk u ka dhënë asnjë mbështetje bluzave të bardha përveç se premtime boshe.

“Ndaj siç iu thashë edhe dje edhe pardje, unë nuk do të lodhem dhe kam shumë besim se dhe ju nuk do të lodheni që ditë për ditë t’i kujtojmë Robert Çamçakëzit që fatin e keq na e ka vënë në qafë edhe për disa javë apo muaj, detyrat dhe përgjegjësitë që ka para shqiptarëve dhe t’i kujtojmë shqiptarëve se çdo dhimbje, vuajtje shtesë në këtë kohë, nuk vjen thjesht dhe vetëm për shkak të pandemisë, po vjen për shkak se Edi Rama i ka braktisur, se Edi Rama pavarësisht se fryhet si gjel, kakaris si pulë, tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën.

Ka premtuar se do të ndihmojë mjekët dhe infermierët me bonusin 1 mijë euro për mjekë dhe 500 euro për infermierë. Ku në fakt siç kemi dëshmuar me dokumentet zyrtare të këtij shteti, të kësaj qeverie, thesarit të shtetit paratë e taksave të shqiptarëve kërkon t’i shpërdorojë në mënyrën më kriminale dhe t’jua japë atyre një grushti oligarkësh”, u shpreh Basha. Kreu demokrat deklaroi se qeveria është përgjegjësja kryesore për kolapsin që është krijuar në shëndetësi dhe për krizën e rëndë ekonomike në vendin tonë.

“Edi Rama, mosmarrjen e masave mundohet ta fshijë pas maskave. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton tashmë se arsyeja pse Edi Rama nuk merr masa për t’i ndihmuar, arsyeja pse gënjen se gjoja nuk e di planin tonë me 5 pika, është sepse paratë e buxhetit të shtetit po vazhdojnë të rrjedhin në mënyrë marramendëse në drejtim të aferave korruptive. Dhe kjo është arsyeja që Edi Rama nuk merr asnjë masë reale për të ndihmuar shëndetësinë në kolaps, për të ndihmuar ekonominë në krizë të thellë”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In