• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha i bën presion Ramës nga “llogorja”: PS ka humbur, PD ka fituar

02/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Rama i bëri ftesë për bashkëpunim pas 25 prillit, Basha: Ai s’do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë! Koha e tij ka mbaruar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Padyshim që ditës së sotme, ku u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Lulzim Bashës, nga “llogorja e fushëbetejës”, që deri tani vendi i saktë nuk dihet se ku është dhe vetë demokratët ankohen se nga ka nisur lufta ndaj pushtetit të Ramës.

Ashtu siç prej disa ditësh ishte caktuar, Kryeministri Rama emëroi sot qeverinë “Rama 3”, e me sa duket, me këtë lëvizje të fundit sipas Basha: Rama ka humbur dhe PD ka fituar.

Lexoni statusin e kryedemokratit:

“Shkatërruesi i bashkëjetesës demokratike, ortaku i tomdoshëve dhe aqifrakipëve, autori i kapjes dhe kriminalizimit të shtetit, varfërimit dhe shpopullimit të Shqipërisë, mund të recitojë për të gënjyer veten, por nuk gënjen dot shqiptarët për masakrën zgjedhore.

Që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR, me blerje masive votash, presion ndaj votuesve, shkrirjen në një të partisë me pushtetin, shpërdorimit të aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, rritje të punësimit fiktiv në administratën publike, presione mbi administratën, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave personale për të ushtruar presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, përdorim të grupeve kriminale.

Për të gjitha këto shkelje, Partia Demokratike ka depozituar qindra padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore.

Përballë fakteve të patjetërsueshme, drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq teksa ata që e çuan korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, vijojnë lojën e vjetër me bedelë të rinj, në dëm të çdo familjeje shqiptare.

Për Partinë Demokratike, raporti i OSBE/ODIHR nuk është vetëm konfirmim i asaj që ne kemi denoncuar dhe që shqiptarët kanë përjetuar prej këtij regjimi të korruptuar, i cili ka vrarë votën e lirë dhe bashkë me të demokracinë, por një udhërrëfyes për aksionin tonë brenda dhe jashtë vendit, për t’iu kthyer shqiptarëve të drejtën për të pasur një qeveri që buron nga vullneti i tyre i lirë, jo nga krimi dhe korrupsioni që e kanë lënë Shqipërinë në vend numëro për shumë gjatë!”

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In