• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Basha duhet zgjedhë mes Amerikës së Philip Reeker dhe Amerikës së “Vatrës” së Sali Berishës

30/06/2021
in Blog
A A
Shpallja “non grata”, rikthimi i Berishës në parti dhe e ardhmja në pikëpyetje e PD
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Philip Reeker ka mbërritur në Tiranë dhe ka bërë kujdes të sqarojë publikun se ka diskutuar me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën dhe përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021.

Është fjala për sanksionin që ka prekur Sali Berishën për minim të demokracisë, shantazhim të sistemit të drejtësisë dhe përfitime personale dhe familjare nga pushteti.

Ka bërë kujdes të mos takojë dhe Ilir Metën, presidentin që u çakërdis para zgjedhjeve dhe u rreshtua me Sali Berishën në një vijë fronti edhe kundër SHBA.

Në të njëjtën ditë që Lulzim Basha pret në zyrë sekretarin e Shtetit në detyrë për çështje europiane, Philip Reeker, Sali Berisha i ka shkruar një letër falenderimi një Berishe tjetër, që drejton atë që ka mbetur nga “Vatra” në SHBA, duke i shprehur mirënjohje që ata i kanë dalë në krah pas futjes në listën e zezë të SHBA, si minues i demokracisë në Shqipëri, si përfitues i parave prej korrupsionit dhe shantazhues i sistemit gjyqësor.

Berisha i Tiranës i shkruan Berishës së Bronxit, se SHBA-në e kanë marrë në dorë komunistët dhe po e manipulojnë kundër atyre që janë të persekutuar nga komunizmi.

Takimi me Lulzim Bashën është një ogur i mire, pasi dëshmon se SHBA është e vendosur të ruajë marrëdhëniet e mira me Partinë Demokratike, por është një lajm i keq për Sali Berishën dhe Ilir Metën, pasi është një sinjal se opozita duhet të zgjedhë mes të ardhmes së saj dhe të ardhmes së dyshes Meta- Berisha.

Por nga ana tjetër, është dhe një mallkim për Lulzim Bashën. Ai duhet të zgjedhë Amerikën e vërtetë, ose Amerikën e Sali Berishës.

Amerika e vërtetë sot është Philip Reeker dhe detyrat që ai la publikisht për politikën shqiptare, për t’u distancuar nga njerëzit që i prekin sanksionet e SHBA.

Amerika e Berishës është ai Berisha tjetër në krye të “Vatrës” në SHBA, e cila është e vetmja adresë që Sali Berisha ka kujt t’i dërgojë letra këto kohë dhe e vetmja adresë nga merr letra akoma.

Lulzim Bashës do t’i duhet për herë të parë të marrë vet një vendim në jetë, një vendim që mund ta fusë në konflikt me zyrat e PD, por ta bëjë politikan, ose ta mbajë aty për ta katandisur PD-në siç kanë katandisur disa ish- shofera Vatrën e Nolit dhe Konicës në SHBA.

Fatkeqësisht nuk është në dorë të tij ta shmangë këtë vendim.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In