• Kontakt
Monday, August 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Barkderrat që po degradojnë imazhin e policisë

28/06/2021
in Aktualitet, Blog
A A
Barkderrat që po degradojnë imazhin e policisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të reformojë thellësisht Policinë e Shtetit. Ideja e tij (e shfaqur edhe në takimin e fundit me shefat e Ministrisë Brëndshme) se “me këtë polici nuk mund të ecet më tej”, duket sikur ka nisur të zgjojë shpresën e madhe të qytetarëve, që po tmerrohen nga aksidentet e frikshme dhe krimet e llahtarshme që po ndodhin pothuajse çdo 5-6 ditë në Shqipëri.

Në akset tona rrugore nacionale dhe dytësore, në patrullat e policisë, nga 2 në 3 prej efektivëve janë mbi moshën 50 vjeç, me peshë trupore mbi 85 kg. Asnjë prej këtyre nuk është në gjendje as të parandalojë, as të gjurmojë dhe as të godasë krimin, shkelësin e ligjit, rrugaçin që i merr jetën një familje, apo dikujt që gjendet në trotuar duke pritur autobuzin, dhe mjeti me 180 km-orë i bën hatanë.

Policia Shtetit, ka sot policë (si në Elbasan, Durrës apo Korçë) që kanë hyrë dhe dalë nga ajo strukturë mbi 8 apo 10 herë përgjatë viteve të fundit. Ata janë sot “shefat” e patrullës, ndalojnë fshatarin që vjen me një makinë të vjetër në qytet për të mbaruar ndonjë hallin e tij, e gjobisin, i marrin erëzin, kurse të fortin me 1 kg flori në qafë, atë që “ka emër në qytet”, atë që shkel çdo ditë rregullat e qarkullimit rrugor, atë që shan me libër shtëpie policin kur bëhet gati ta ndalë, e respekton. Nga i forti, ai merr 1000 lekëshin, merr ndonjë bakshish tjetër, plus që “mbështetet” edhe kur ka ndonjë problem tjetër privat.

Mjafton të shohësh profilin e tyre fizik dhe profesional, dhe do të bindesh për molepsjen që ka sjellë aksidentet, rritjen e numrit të krimeve dhe shkeljet ligjore. Ata janë “mbi peshë” kur kryejnë detyrën, kur zbresin nga makinat e shtetit, kur u kërkojnë dokumentat shoferëve që ecin në rrugën e duhur, ata janë “mbi peshë” kur nuk kanë elementët e duhur të edukatës në komunikim.

Barkderrat e Policisë Shtetit, duhej të ishin larguar nga ajo strukturë me kohë. Nuk mund të merret kryeministri Rama edhe me policin e thjeshtë, pasi ka shefa dhe drejtues të rrangjeve të tjera, që duhej të kishin nisur me kohë procedurat e largimit të tyre.

Situata në të cilën ka arritur sot Policia e Shtetit, kërkon ingranim maksimal të gjithë strukturave ligjzbatuese. Koha nuk pret. Ajo rrjedh pa e kuptuar, dhe një ditë ne gjendemi para një situate si kjo që po kalojmë.Rritja e numrit të aksidenteve fatale, rritja e numrit të krimeve, evidentimi i qyteteve dhe zonave problematike ku lulëzon elementi kriminal, madje shpesh sfidon edhe shtetin, kërkon efektivë të shkolluar, dhe të pergatitur nga çdo pikëpamje, fizike, mendore, psikologjike, profesionale, etj.

Efektivi policor, para së gjithash duhet të jetë dhe tregojë qytetari, aftësi komunikimi, dhe rreptësi në zbatimin e ligjit ndaj kujdo. Dhe kjo nis me uniformën që mban veshur. Eshtë koha, që nga Policia e Shtetit të largohen me ceremoni trashaluqët parazitë, që marrin rrogën e shtetit, bakshishin e rrugaçit, dhe shkelin ligjin duke punuar me 2 standarde me njerëzit.

Qytetarët duhet të shohin tek Policia e Shtetit dhe efektivi i saj, njeriun e besuar dhe përfaqësonjësin e ligjit, dhe jo mediokrin e veshur me uniformë, (ku shpesh edhe pa kapelë) sepse ka mik deputetin apo prefektin, ministrin apo drejtorin e policisë qarkut.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In