• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Banka Botërore: 408 mijë persona në Rajon dolën nga varfëria vitin e kaluar, 65% ishin nga Shqipëria që… “u pasuruan”

06/05/2022
in Aktualitet
A A
Shqiptarët që kanë bërë vaksinën ruse dhe kineze do të lejohen në Greqi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 408 mijë persona nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dolën nga varfëria në vitin 2021 për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë ekonomik, por sërish Shqipëria vijon të ketë përqindjen më të madhe të popullsisë në varfri në raport me 5 vendet e tjera.

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin periodik Rajonal “Manovrim përmes krizash” 65 për qind e personave që dolën nga varfëria, rreth 263 mijë ishin nga Shqipëria. Duke qenë se vendi ynë ka numrin më të madh të popullsisë në varfri në Rajon shënon edhe uljen më të madhe të fenomenit në raport me shtetet e tjera.

Duke përllogaritur përqindjen e popullsisë në varfri (numri i personave që jeton me 5.5 USD në ditë, kufiri i varfërisë relative sipas përkufizimit të BB) me popullsinë e përgjithshme zyrtare, Shqipëria në vitin 2021 kishte mbi 622 mijë persona në varfri, nga më shumë se 885 mijë që ishin gjatë pandemisë me 2020.

Banka vlerëson se varfëria relative në Shqipëri në përqindje të popullsisë është më e ulët se viti parapandemik 2019. Sipas projeksioneve të BB Shqipëria do të shënojë uljen më të madhe të numrit te të varfërve në vitet në vijim duke u bërë e krahasueshme me vendet e Rajonit, por gjithsesi treguesi do të jetë sërish më i lartë.

Në vitin 2023 Banka parashikon që treguesi i varfërisë relative në Shqipëri të arrijë në 16.9 për qind, me një ulje 2.5 pikë përqindje nga niveli i pritshëm i këtij viti (shiko tabelën bashkëngjitur) në Kosovë 15.8%, Maqedoni 15.9%, Malin e Zi 14.8% dhe nivelin më të ulët do ta ketë Serbia me 9.3%.

Por rritja e çmimeve globale të energjisë dhe ushqimeve e kombinuar me ndikimet negative nga lufta në Ukrainë po krijon rreziqe shtesë në reduktimin e normave të varfërisë në vitin 2022.

Sipas skenarit bazë te rritjes pozitive në të gjithë rajonin, norma e varfërisë për Ballkanin Perëndimor parashikohet të bjerë me rreth 1 pikë përqindje në 13.8 për qind në 2022, por kjo arritje rrezikohet nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit në të gjithë rajonin në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe pritet

Të rritet më tej në vitin 2022, gjë që redukton fuqinë blerëse të familjeve, veçanërisht të varfërve dhe të pambrojturve.

Për më tepër, përveç çmimeve më të larta të energjisë, ushqimeve dhe inputeve, sanksionet mbi Rusinë mund të ndikojë në aktivitetin ekonomik në vende dhe sektorë me lidhje të forta me Rusinë (të tilla si turizmi, ose pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi).

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In