• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Bajroni për shqiptarët: ”S`ka lodhje që mund t`i mposhtë, nuk ka popull më të frikshëm për fqinjët përreth”

20/08/2023
in Histori
A A
Bajroni për shqiptarët: ”S`ka lodhje që mund t`i mposhtë, nuk ka popull më të frikshëm për fqinjët përreth”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Tek arnautët dhe shqiptarët , -shkruan Bajroni,(1) -më bën përshtypje vecanërisht ngjashmëria me malësorët skocezë, për nga veshja , qëndrimi dhe mënyra e të jetuarit. Malet e tyre më kujtojnë Kaledoninë, me një klimë më pak të egër .

Kilti(2) i tyre, megjithëse i bardhë, format e thata dhe të zhdërvjellta të trupit, dialekti i tyre me bashkëtingëllore si të keltëve, zakonet e tyre luftarake, gjithshka më sjell ndërmend viset e Morvenit. Nuk ka popull më të urryer dhe më të frikshëm për fqinjët përreth sesa shqiptarët.

Grekët i shohin si fare pak të krishterë, kurse turqit fare pak si myslimanë. Ndër zakonet e tyre mbizotëron ai i presë, ndaj të gjithë mbajnë armë. Arnautët , malazezët(3) , himariotët e gegët janë të njohur për dinakërinë e tyre ,ndërkaq pjesa tjetër ndryshon mjaft në zakone ,dhe shumë në karakter.

Për aq sa munda t`i njoh nuk kam për ta veç lavde… …Kan një pamje të bukur; ne hasëm midis Delvinës e Libohovës gratë më të adhurueshme që kam parë ndonjëherë , ndërsa po rregullonin rrugën e prishur nga përrenjtë . Të ecurit e tyre ka dicka me të vërtetë teatrale , por kjo vjen pa dyshim nga palltoja apo manteli që u varet mbi njërën shpatull (4).

Flokët e gjata na kujtojnë gratë Spartane, kurse guximi i tyre në luftën partizane (5) kalon cdo cak … Ndonëse tek grekët ekziston njëfarë kalorësie, nuk kam hasur kurfarë kalorësie për të qenë tek shqiptarët.

Disa prej tyre preferojnë shalat angleze , por nuk rezistojnë dot për kohë të gjatë. Kurse kur shkojnë më këmbë, s`ka lodhje që mund t`i mposhtë.

1)Udhëtimet e Cajld Haroldit –shtesa e këngës së dytë -Vini re faktin që Bajroni bën një ndarje midis arnautëve dhe shqiptarëve ,ndarje që historiografia e mëpasme e ka zhdukur, duke vënë thjeshtë në dukje se arnaut ishte termi turk për shqiptarët në përgjithësi.Me sa kuptohet nga teksti në vijim, me ARNAUT ,Bajroni nënkupton arvanitasit (banorët e Shqipërisë së poshtme), ndërsa me shqiptarë nënkupton pjesën tjetër.

2) Kilt-kështu e quajnë skocezët fustanellën e tyre.

3) Me Malazezë Bajroni nënkupton popullsinë shqiptare të Malit të Zi (Malësinë e Sharrit, etj…). Ashtu sin ë rastin e vënë në dukje në shënimin e kësaj faqeje , identifikimi I shqiptarëve të Malit të Zi me termin Malazezë ,prespozon në mbizotërim thuajse të plotë të popullsisë shqiptare në ato vise edhe në kohën e poetit të famshëm.

4)Zbukurimi më i bukur i grave shqiptare është një shami e qëndisur me lule të arta. Filli i artë dhe i argjendtë për qendisje u vjen nga Viena.

5)Për të shmangur keqkuptimet nënvizojmë se tamam kështu shkruhet në tekstin italisht të vitit 1847-guerra di partigiani/Me sa duket ky term është shumë më i vjetër nga se pandehet këtu tek ne. /InforCulture.info

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In