• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Avokati zbardh detajet: Dosja e Izet Haxhisë tremb drejtësinë, bllokohen çështja “Hajdari” dhe padia ndaj Berishës për 23 vepra penale

16/05/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Avokati zbardh detajet: Dosja e Izet Haxhisë tremb drejtësinë, bllokohen çështja “Hajdari” dhe padia ndaj Berishës për 23 vepra penale
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bllokohet gjyqi dhe padia e Izet Haxhisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për 23 vepra penale. Haxhia u ekstradua nga Turqia për në Shqipëri në 8 maj të vitit 2018, pasi kishte qëndruar 20 vite në shtetin turk me shpresën se do të zbardhej dosja “Hajdari”. Por deri më tani nuk ka ndodhur asnjë zhvillim për shkak se gjykatat janë të paqarta mbi kompetencat.

Kjo ka bërë që edhe pse kanë kaluar gati 2 vite, gjykimi i Izet Haxhisë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari është bllokuar dhe nuk dihet se si do të vijohet me të. Ndërkohë, një tjetër çështje sensitive është edhe padia që zoti Haxhia ka dorëzuar në prokurori kundër ish-kryeministrit Berisha, të cilin e akuzon për plot 23 vepra penale. Mirëpo, edhe kjo çështje ka mbetur pezull.

Avokati i Haxhisë zbardh detajet

Gazeta kontaktoi ditën e djeshme me avokatin e Izet Haxhisë, zotin Idajet Beqiri, i cili gjatë një prononcimi zbuloi se dosja “Hajdari” dhe kallëzimi kundër Berishës kanë mbetur në sirtarët e gjyqësorit, pasi sipas tij, askush nuk dëshiron që këto çështje të zbardhen. Madje, avokati i njohur shprehu bindjen se ka një marrëveshje nën rrogoz që këto çështje të trajtohen vetëm politikisht dhe jo juridikisht, për shkak se personazhi kryesor i akuzuar se ka gisht në këto ngjarje është ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, është ende mister se kush janë prokurorët dhe gjyqtarët që do të hetojnë këto dosje. “Pasi morën kallëzimin penal, pasi e sistemuan atë, nuk shohim asnjë lëvizje për dosjen. Nuk janë bërë ende të ditur prokurorët dhe hetuesit që do të merren me këtë çështje.

Për më keq, qëndrimi që po mbajnë ndaj Izet Haxhisë, duke mos e gjykuar, ç’ka do të thotë që të vinë para gjykatës të gjithë dëshmitarët që kanë dijeni për vrasësit direkt dhe indirekt të Azem Hajdarit, e mbi të gjitha shkeljet flagrante të ligjit me mbajtjen në arrest me burg për 2 muaj pa ligj të Izet Haxhisë, duket hapur se nuk kemi të bëjmë me një trajtim juridik të çështjes, por vazhdohet të trajtohen politikisht të gjitha krimet e rënda të Sali Berishës. Ka një marrëveshje të fortë politike ndërkombëtare për të prekur vetëm politikisht dhe jo juridikisht dikë të zgjedhur dhe kur të kenë siranë ata”, deklaroi avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, zoti Idajet Beqiri për gazetën “SOT”. Pra, e gjitha kjo tregon se dosja e Izet Haxhisë ka trembur prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët duket se nuk kanë vullnet për të zbardhur këto çështje, njëra prej të cilave është ajo e vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari.

Disa nga akuzat ndaj Berishës

Po kush janë 23 akuzat që rëndojnë mbi Berishën? Kështu, në padinë e siguruar nga gazeta dhe që e kemi publikuar edhe më herët, Izet Haxhia pretendon se Sali Berisha e ka urdhëruar atë për të bombarduar ambasadën amerikane në Tiranë, pas mosmarrëveshjeve që kishte ish-kryeministri në fund të pushtetit të parë. Por, Haxhia pretendon se nuk ka pranuar që ta zbatojë këtë urdhër. Sakaq, ish-truproja i Berishës akuzon këtë të fundit në organin qëndror të akuzës për eliminim e Azem Hajdarit dhe më pas organizimin e grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, për marrjen e pushtetit me dhunë. Gjithashtu Haxhia akuzon Berishën për vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, përmes SHIK-ut nën drejtimin e Bashkim Gazidedes. Më tej, në padi Haxhia pretendon se ish-kryeministri është përgjegjës edhe për firmat piramidale, për hapjen e depove të armëve si dhe ka urdhëruar bombardimin e jugut të vendit. Sipas Haxhisë, Berisha kishte planifikuar edhe vrasjen e Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit dhe Shaban Memisë. Po ashtu, në padi Haxhia akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se ka paguar 1,000,000 euro për ta eliminuar atë në mërgim.

Share228Tweet143


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In