Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, qe ne Nenin 1 te saj ka parashikuar qarte se, ne Shqiperi qeverisja bazohet ne nje sistem zgjedhjesh te lira, te barabarta, te pergjithshme dhe periodike, ndersa ne nenin 2 te Kushtetutes parashikohet se: sovraniteti ne Republiken e Shqiperise i perket popullit dhe se populli e ushtron sovranitetin e tij nepermjet perfaqesuesve te tij ose drejtpersedrejti.
Jo me kot keto parashikime jane bere pikerisht qe ne krye te Kushtetutes, pasi pikerisht prej respektimit ose jo te ketyre parashikimeve, varet i gjithe sistemi politik ne Shqiperi si dhe funksionimi i tij.
Jane pikerisht zgjedhjet dhe zhvillimi i tyre faktori kryesor ne percaktimin e krejt sistemit politik ne nje vend te caktuar dhe funksionimit te tij.
Kushtetuta parashikon dhe urdheron per zgjedhje te lira, pra zgjedhje qe do te respektojne dhe shprehin vullnetin e lire te te gjithe njerezve, transparente, gjitheperfshirese me mundesi te barabarta garimi ku numerohet cdo vote.
Eshte me shume se e qarte se, me kompromisin politik te radhes midis partive pushtetare dhe ishpushtetare, kushtetuta u kthye kokeposhte, zgjedhjet vetem te lira nuk do te behen, populli do te jete i privuar te shprehe sovranitetin e tij, te cilin ia kane uzurpuar lideret e partive.
Me shume se gjysma e votuesve perseri nuk do te votoje, pasi politika reaksionare 30 vjecare, e ka hale ne sy perballjen me voten e shqiptareve jashte atdheut, pasi ata jane pjesa me vitale, me e pavarur nga interesi ekonomik dhe vendi i punes, me e qarta ne ide dhe koncepte dhe me e vendosura per t’u ndare njehere e mire nga kjo politike antishqiptare.
Shqiptaret perseri do te votojne carcafin me listat e paravendosura te kryetareve te partive, qe eshte celesi i antidemokracise dhe ngritjes se kultit te individit neper parti, si dhe forcimit te pushtetit te kryetareve te partive.
Shqiptaret perseri do te votojne lista te mbushura me ‘”vlera te medha” si deputetja e kerperatave, profesor Gjuzi, xhentelmeni i femrave nga Saranda, cullufemullaga nga Shkodra, kaubojsi, horri e qorri, dreqi e i biri, ku nuk te shkon as mendja, por sigurisht shkon pazazi dhe kompromisi i pazarxhinjve.
Shqiptaret perseri do te votojne per 140 delenxhilere dhe hajvane, qe do te bejne akoma me lemsh fatin tone, a thua se nuk mjafton gjysma e tyre.
Shqiptareve perseri do t;ja u numerojne voten ustallaret e tre bandave, qe edhe shejtanin e lene me barre me marifetet e tyre.
Ai qe do te kete ndermend te ankohet, padyshim qe do te mberrije perpara gjykates pa asnje prove per ta mbeshtetur ankimin, pasi materialet zgjedhore do te asgjesohen perpara se te shkoje ceshtja ne gjykate.
Shqiptaret do te votojne te detyruar perseri per te tashmen beterr ose te kaluaren lemeri, per ciklimin dhe riciklimin, per oligarkine, krimin, pengmarrjen, koncesionet, offshoret, trafikun, dreqin e te birin, por vetem per interesat e tyre jo, ata nuk do te mund te votojne.
Shqiptaret perpara se te votojne duhet t’a kene te qarte se, fillimisht duhet ta shohin ne sy realitetin, t’a kuptojne se po jetojne ne nje demokraci te rreme, ku nuk respektohet asnje e drejte e ketij sistemi si dhe kushtetuese, ku ligji rremben ate qe te jep kushtetuta dhe ku pazari i partive eshte gjeneruesi kryesor i jetes politike dhe ku pasiguria juridike eshte uliur kembekryq.
Shqiptaret duhet t’a kuptojne se, ata nuk mund te presin me meshiren e parftive dhe te atyre qe pretendojne se perfaqesojne shqiptaret, por te ushtrojne direkt vullnetin e tyre, te marrin ne dore fatin e tyre, pa humbur me asnje sekonde me farsen e radhes.
Shqiptaret duhet t’a kuptojne se fillimisht duhet vendosur demokracia dhe shteti i se drejtes dhe pastaj te pretendojne per te bere zgjedhje te lira dhe te ndershme.
Kjo gje nuk varet kurrsesi nga deshira e nje apo e disa personave, por nga ndergjegjesimi i shumices se popullit./Fb/ Romeo Kara