• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Avokati i Izet Haxhisë: Duhet të përjashtohet gjykatësi pa veting Lazer Sallaku! Sa herë behet fjalë për Berishën e Bashën, ai mbyll dosjen

06/11/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Avokati i Izet Haxhisë: Duhet të përjashtohet gjykatësi pa veting Lazer Sallaku! Sa herë behet fjalë për Berishën e Bashën, ai mbyll dosjen
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Idajet Beqiri shprehet se seanca për Izet Haxhinë i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit do të shkojë në rrugën e duhur vetëm pas përjashtimit nga trupa gjykues të gjykatësit Lazer Sallaku.

Në studion e Report Tv në hapësirën e live-it të pasdites, Beqiri tha se ky gjykatës sa herë që bëhet fjalë për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, e mbyll çështjen, pavarësisht provave të forta që mund të ketë.

(Kujtojmë që gjyqtari Lazer Sallaku është ai që pushoi hetimet për akuzat e lobimit rus të PD-së ndaj Lulzim Bashës,dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi ).

“Kjo gjykatë u kthyer shumë prapa, se as nuk e kanë thirrur dëshmitar, te kryesuesi i këtij trupi gjykues, është Lazer Sallaku, ne kemi kërkuar 3 herë përjashtimin e tij nga trupi gjykues.

Ai po qe Berisha dhe Basha e mbyll çështjen, është i kapur dhe do ta çojë procesin aty ku rrjedh e keqja. Haxhia bëri padi civile ndaj tij dhe i kërkoi dëmshpërblim se po e mban në burg për një vit me pa të drejtë.

Kryetari i seancës është i paditur dhe jemi në gjyq civil, si mund të gjykojë Haxhinë ky takim? Nuk mund të jetë i paanshëm, vdiqën gjykatat që të zëvendësohet ky njeri? Të paktën të zëvendësohej, mund të vihet në rregull ky proces”, tha Beqiri.

Skeptik se si do të shkojë ky proces gjyqësor është edhe Izet Haxhia.

“Ai nuk ka besim te ky trup gjykues , jam unë që e mbaj që të jetë i qetë, se një njeri kur e mbledh mendjen që ky kryetar nuk duhet të më gjykojë mua , është shumë i irrituar, por jam i bindur që këtë proces do e fusim në rrugën e duhur” tha Beqiri.

Se kush është porositësi i vrasësi për Beqirin është mëse e qartë dhe për këtë risjell edhe një episod të së kaluar, ku Muharrem Haklajt, babait të Fatmi Haklaj Azem Hajdari i ka thënë “djalin (Shkëlqimin) s’ta kam vrarë unë, por e keqja të vjen nga kjo zyrë’, duke iu referuar zyrës së ish- kryeministrit.

“Kam kontakte me familjen Haklaj, i kemi thirrur dëshmitar, por problemi është që ata e dinë të vërtetën, Muharrem Haklaj është dëshmitar okular se moti takim me Azem Hajdari, se e mësoi se kush ia vra u djalin.

Hajdari ia tha që të unë mos e kërko vrasjen e djalit, u betua që unë nuk kam dorë dhe i ka dhënë kasetën, ku Berisha urdhëron “gjallë a vdekur më sillni Shkëlqimin në Tiranë”. Dhe kur ka dalë i ka thënë këtu e ke të keqen në këtë zyrë e Berishës”, ka rrëfyer Beqiri.

Ndalur të mungesa e anëtarëve të familjes Hajdari, Beqiri tha se kane qenë vetë ata që nuk kanë pranuar që të vijnë në gjykim.

“Nuk pranuan që të vinin në gjykim. Ata preferuan që të mos vijnë, por të gjitha deklaratat që e kanë parë të gjithë shqiptarët, bashkëshortja e tij ka shprehur dyshime që e vërteta nuk është gjykuar dhe më ka thënë hapur që “është fshehur e vërteta”. Disa nga kolegët e saj janë aq të politizuar”, tha Beqiri.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In