• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Avokatët e Ylli Ndroqit pas lajmeve të rreme: Është me pushime në jug por s’është rrezikuar nga mbytja në det! Po i bëjnë presion me lajme të pavërteta

13/08/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Avokatët e Ylli Ndroqit pas lajmeve të rreme: Është me pushime në jug por s’është rrezikuar nga mbytja në det! Po i bëjnë presion me lajme të pavërteta
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqit kanë dalë me një deklaratë për media ku bëjnë me dije se klienti i tyre ndodhet me pushime në jug të vendit.

Ata shprehen se ai nuk është rrezikuar nga mbytja në det dhe se gëzon shëndet të plotë.

Avokatët gjithashtu thonë se sipas tyre akuzat për lidhjet me terrorizmin nuk qëndrojnë dhe se ndaj tyre po bëhet presion.

Ndër të tjera ata deklarojnë:

“Disa prej portaleve të cilat së fundmi janë hedhur me presione dhe shantazhe ndaj gjykatës dhe prokurorisë për të dalë me vendim në dëm të Z Ndroqi, kane dhënë sot shpifjen e rradhës.

Jemi detyruar të dalim sot në një deklaratë pas shpifjes së rradhës, se z Ndroqi ka qenë në rrezik për jetën teksa është me pushime në Jalë.

Sipas ligjit Z. Ndroqi prej ditësh nuk qëndron pranë televizionit i cili është në sekuestro të shtetit teksa ia ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë ndaj të cilës ka vetëm një kërkesë: Të vendosë konform ligjit!

Z. Ndroqi së bashku me familjen është me pushime në jug të vendit dhe asgjë çfarë shkruhet në portalet e keqpërdorura, apo të paguara nuk është e vërtetë.

Z Ndroqi per asnje rast nuk i eshte rrezikuar jeta nga mbytja. Duke qetësuar të afërmit dhe miqtë, deklarojmë se kë është nje fabrikim i turpshëm nga një portal që shpifjen e ka bazë të punës, dhe është përballur disa herë në gjykatë me padi, për shpifjet e tij. Ky publikim do të shërbejë për padinë e radhës.

Po ashtu kemi vënë re se ditët e fundit në disa portale kanë qarkulluar informacione të pavërteta që kanë si qëllim lidhjen e Z. Ylli Ndroqi President i “Yldon Media Group” me terrorizmin.

Të gjitha këto informacione të publikuara nga 3 portale, nuk paraqesin lajme me fakte prova e dokumente, por spekulojnë me aludime apo komente të qëllimshme.

Konstatojmë se postimet e publikuara në këto portale kanë thënie të pavërteta për shkak se Z.Ylli Ndroqi nuk ka kryer ndonjë prej veprave që atij i atribuohen ne keto shkrime.  

Lajme të tillë spekuluese kanë qëllim krijimin e një tymnaje në publik duke tentuar ta legjitimojnë sulmin politik ndaj RTV Ora dhe Ora News. 

Postimet e bëra në këto portale kanë si qëllim të vetëm shantazhimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që të mos japin një vendim të drejtë dhe të mbështetur në fakte dhe për pasojë synojnë vetëm të krijojnë konfuzion si dhe të pengojnë drejtësinë që të veprojë. 

Z.Ylli Ndroqi në përfundim të procesit gjyqësor të ngritur nga SPAK dhe ndaj të cilit pritet vendimi i Gjykatës së Apelit kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, do të adresojë pranë organeve kompetente të drejtësisë edhe të gjitha portalet të cilat në mënyrë të qëllimshme publikojnë informacione të pavërteta. Këto portale do të përballen në gjykatë si per shpifje ashtu edhe me padi civile për dëm pasuror dhe jo pasuror.

Vëmë në dukje se deri më tani nuk ka një vendim ndaj Z. Ndroqi, por kemi të bëjmë me një sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë, si pjese e nje hetimi pasuror dhe jo ndaj indidividit per ndonje veper penale. Jemi në momentin që Z. Ylli Ndroqi ende nuk është dëgjuar si palë nga organet e drejtësisë, pasi vendimi është marrë në bazë të kërkesës së organit të akuzes.

Kërkesa është bazuar vetëm në dyshime të mbështetura në indicie dhe jo në prova. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, pa praninë e palës së cilës i sekuestrohen pronat, dhe pa pasur mundësi që kjo e fundit të paraqëse provat e saj për të kundërshtuar dyshimet e organit të akuzës.

Sa më sipër konkludojmë se sulmi është me prapavijë të menduar politike dhe qëllimi është i qartë: Shantazh ndaj prokurorisë dhe gjykatës për ti shkuar deri në fund mbylljes së dy televizioneve Ora dhe Ora News”, deklarojnë avokatët. (TemA)

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In