• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aty u fol me gjuhën e trupit

13/04/2023
in Aktualitet, Debat
A A
Aty u fol me gjuhën e trupit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjuha trupore e Ilir Metës dëshmoi se ishte folur përtej Berishës. Ngjyra e fytyrës, ngrirja e gjymtyrëve, mbledhja e pantallonave si e një pijaneci të frikësuar, buza e shtrembëruar, sytë të zgurdulluar…, të gjitha dëshmojnë se aty është folur mbi sulmet e Metës kundër Demokracisë, kundër përfaqësuesve të Amerikës, kundër ambasadores Kim, kundër Reformës në Drejtësi…

Para se të hapte gojën Ilir Meta i PL pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Escobar, i foli trupi, domethënë gjithë shprehja joverbale. Në çastin, kur në një nervozizëm të zgjedhur, siç ka zgjedhur shpesh parullën ‘më jepni një krehër’, Ilir Meta u bëri thirrje kalimtarëve të rrugës ‘Sami Frashëri’ që të shtunën ‘të vini në stadium’, në fakt i foli më shumë gjesti se sa verbi.

Ish- presidenti i impostuar si armik i Amerikës, në atë moment lëvizi qenien e tij duke shprehur falimentin para zotit Escobar.

‘Ky është fundi!’, tha me trup Ilir Meta, ‘tani e di unë çfarë bëj!’. Ilir Meta do të dalë në mitingun e ‘revolucionit berishian’ si një flamur i grisur. Gjithçka në lëvizjen e tij bash për këtë foli.

Po bëhen më shumë se dhjetë orë, dhe megjithatë as Meta as Berisha nuk kanë folur…

Gjuha e trupit e tyre tregon se nuk mund të thonë asgjë; të dy janë futur në ‘shpellën’ e tyre dhe presin vendimin e egër. Tjetër gjë fliste gjuha e trupit në takimin me palën e ‘rrahur me qysqi e me kokë- dash’ dhe që quhet PD zyrtare. Zoti Escobar, përmes Alibeajt, publikoi fotografitë, shumë miqësore, deri edhe në kuptimin vëllazëror “Po ku jeni more aman, u vonuat?!’

Berisha mori lajmin e gjëmës përmes lajmëtarit Ilir Meta. Ai me siguri e ka lakun ngushtë tani. Ilir Meta dhe Sali Berisha tashmë kanë punë me Amerikën, asnjë punë me popullin shqiptar që e rropën dhe dhunuan tre dekada. Berishën nuk e la njeri të vijë në takimin me Escobar, por as Monika nuk u duk e nuk po duket. Të dyve u rëndojnë paratë e fshehura nëpër botë, në offshore dhe në fushata bukurie apo zgjedhore.

Edhe Ilir Meta që u ndodh në takim, te dera doli si një dru. Buza e tij i kishte shkuar shtrembër si një paralizë faciale. Impresioni facial, thonë studiuesit e gjuhës së trupit, tregon 60 për qind më shumë se gjuha e folur. Meta ‘facial’ u duk se doli nga spitali psikiatrik kur kishte pësuar paralizë të rëndë; aq sa nuk vërente se nëpër kanalin e hapur djathtas i rridhnin jargë. ‘Iku kjo punë!’, thoshte gjuha e tij e trupit.

Shembuj të gjuhës së trupit përfshijnë shprehjet e fytyrës, shikimin e syve, gjestet, qëndrimin dhe lëvizjet e shpatullave.

Vetë Escobar dëshmonte gjuhën e tij të rëndë dhe përfundimtare. Nëse të gjitha takimet e tjera ishin zhvilluar në prezencë edhe të disa zyrtarëve të afërt shqiptarë ose edhe deputetë e kandidatë, Ilir Metën e detyroi ta priste i vetëm; t’i thoshte çfarë Amerika kishte për t’i thënë dhe të largohej. Mirëpo përderisa Meta u duk si i lidhur në zinxhirë, me sy të zgurdulluar, dëshmon se zyrtari amerikan nuk i ka thënë vetëm kaq: ‘Hiq dorë nga Sali Berisha se do ta pësosh edhe ti si ai!’. Kjo do të kishte qenë ‘lule’ për Metën, sepse Meta është nga ata njerëz që tradhton menjëherë e bën tetëshin.

Gjuha trupore e Ilir Metës dëshmoi se ishte folur përtej Berishës. Ngjyra e fytyrës, ngrirja e gjymtyrëve, mbledhja e pantallonave si e një pijaneci të frikësuar, buza e shtrembëruar, sytë të zgurdulluar…, të gjitha dëshmojnë se aty është folur mbi sulmet e Metës kundër Demokracisë, kundër përfaqësuesve të Amerikës, kundër ambasadores Kim, kundër Reformës në Drejtësi.

Me siguri, siç dukej nga fytyra, Meta ka marrë haraçin e parave ruse të Monës dhe korrupsionit të tij të madh.

Edhe fytyra si stuhi e ambasadores Kim sapo mbaroi takimi, dëshmonin se Shqipërisë së shpejti i shtohet edhe një ‘minues i dytë i demokracisë’.

Gjithçka në atë takim u fol rreth vetë Metës e familjes së tij; me Berishën nuk ka më punë Amerika.

Sa për një shprehje të shkurtër të Escobar se ‘shihemi së shpejti!’, kjo është një naivitet i reporterëve. Këta nuk dinë se çfarë thotë dikush në gjuhë angleze: ‘See u soon’, që në fakt nuk është asgjë veçse një shprehje e ngurosur që nuk thotë asgjë. Kjo shprehje verbale e kombinuar me çfarë tha gjuha e trupit, mund të interpretohej si shprehja e egër në shqip: ‘Haj se shihemi kush je ti e kush jam unë!’. /Pamfleti


Share212Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In