• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

”Ata marrin frymë me perëndinë e vdekur”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e errëta, u kujton skandalet Sali Berishës dhe Ilir Metës: Kjo gjë nuk do ndodhë kurrë!

28/03/2021
in Blog
A A
Pse Berisha e Meta po godasin SPAK pas aksionit?
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka rikujtuar disa nga ngjarjet më të errëta në historinë e 30 viteve në Shqipëri. “Ka një kronikë dhe një realitet”, shkruan Çupi teksa paralelizon trazirat dhe rënien e shtetit në 97-të dhe kërcënimin e Presidentit Meta ndaj zyrtarëve amerikanë, ku ka deklaruar se ‘do t’i marrë për veshësh”.

Këta kërkojnë Shqipërinë e tyre

Nga Frrok Çupi

Këta u zgjuan papritur dhe zbritën me tërsëllima; u zgjuan dhe kërkojnë atë që kishin lënë. Nuk kanë faj pse po e bëjnë këtë: Kërkojnë atë që bënë. Si këta, ashtu edhe Shqipëria ka qenë dikur ashtu, që nga viti ‘92 i shekullit të kaluar. Edhe këta njerëz- diku kanë qenë; thjesht u shfaqen dhe kërkojnë Shqipërinë e tyre; ja kjo është tërësëllima…

… Nga shtatë a tetë vetë kanë hipur në një makinë…, njëri prej tyre mban flamurin blu e bardhë, tjetri del nga dritarja e hapur e krahut të djathtë dhe vë ndenjëset në vendin e xhamit, ai pas tij bën të njëjtën gjë dhe të gjithë thërrasin “E duam Shqipërinë… si gjithë Europa…, e duam, e duam…”. Por shumë- shumë makina si kjo. Edhe një pjesë e aktivistëve- me flokët ‘bisht- pllum’. Si atëherë që rrallëkush e mban mend. Vijnë nga periferitë, por edhe nga brenda qytetit.

As ata nuk e duan Shqipërinë që është sot, por as shqiptarët normalë nuk do ta duan kurrë atë flluskë të pistë. Kjo është puna.

Ka një kronikë dhe një realitet:

1.Kronikë, tetor 1995: ’22 marsi nuk përsëritet, vetëm kopjohet, kur PD fitoi mbi 70 për qind…Këtij ekipi i ka mbetur sahati në 22 mars 1992.. Nuk ka më ide, nuk ka më alternativë, nuk ka më mjete. Gogoli komunist që përdorën këta, nuk ekziston më. Tani rrezikon kaosi, autokratizmi, anarkia, krimi… Gazeta londineze sapo botoi një intervistë të presidentit Berisha. Ai tha: ‘Nuk kam arsye të kërkoj ndjesë për asgjë!’.

Realiteti: Vetëm ai realitet që u tha në kronikë.

2. Kronika, tetor 1996: ‘Është zgjuar shteti fisnor në Shqipëri. Partitë janë entuziaste me zgjidhjen e gjetur që në këto zgjedhje komisionerë të jenë vetëm anëtarët e fisit; partitë po i përzgjedhin. Ligji është gati për në parlament. Kështu do të mbrohet vota ‘me çdo kusht’, thonë partitë.

Realiteti: Të njëjtat parti deklaruan edhe sot se ‘fisi’ do të nxjerrë djemtë e fortë për votat, por këtë zë e mori era; tani pas dy shekuj që nga viti 1996- kemi një Shqipëri tjetër.

3.Kronikë, vjeshtë 1996: ‘Shteti nuk pyet më për njeri. Të gjithë e dinë se kryeministri nuk është kryeministër; edhe kryeministër është presidenti. Edhe kryetar i shërbimit sekret… Edhe gjykatat i drejton ai…Shteti ka mbetur me një kolonë të vetme”

Realiteti: Nuk ka më ekzemplar.

4. Kronika, janar 1997: “Shteti po rrëshqet në terrorizëm. Një përfaqësi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, para dy ditësh (shiko median e shkruar) shkruan se ‘shteti ka rrëshqitur nga rruga e demokracisë’. Ku po shkon?

Realiteti: Fjalori është kthyer nga erdhi, në vendet me terroristë.

5. Kronika, korrik 1996: “Berisha i mbyll derën senatorit Engel… BBC njoftoi se senatori amerikan Eliot Engel ndodhet për vizitë në vendet e Ballkanit. Takoi presidentin Milloshevic të Serbisë ku bisedoi për Kosovën. Takoi edhe presidentin maqedonas Gligorov. Por presidenti shqiptar Berisha “refuzoi kongresmenin Engel duke thënë se është i zënë”, transmeton BBC. Ky është i dyti nga personalitetet e SHBA që refuzohet në Tiranë; i pari ishte sekretari Timothy Ëirth- shkruan BBC”.

Realiteti: Ka përpëlitje të të njëjtit grup për të dalë nga aleanca amerikane. Presidenti Meta i ka kërcënuar zyrtarët amerikan se ‘do t’i marrë për veshësh”.

6. Kronikë, 16 janar 1994: ‘Pse e vranë Gjovalin Çekinin? Çekinin e vranë në derën e Teatrit ku mbahej mbledhja e Partisë Aleanca Demokratike, ku ishin mbledhur themeluesit e PD. Vetë Gjovalini ishte një nga themeluesit. “Po afrohej ora gjashtë e pasdites- shkruhet në kronikën e kohës. Oborrit të Teatrit Migjeni i afroheshin shumë njerëz dhe kërkonin ftesa për të hyrë…”. U vra Gjovalini dhe kronika nuk mund të vazhdonte siç u nis. ‘Vallë po kthehemi te 2 prilli 1991?’, pyet kronikani.

Realiteti: Në 2 prill u vranë 4 dëshmorë, themelues të PD, dhe tani rri varur hija se janë vrarë po nga PD. Pastaj u vranë shumë të tjerë: Hajdari, Olldashi, Uka, Remzi Hoxha, Krasniqi, e shumë. Ky është realitet i murosur.

7. Kronika, shtator 1995: “Gjykata e Kasacionit në rrethim ushtarak”. Selia e Gjykatës është rrethuar nga dhjetëra policë; kërkohet koka e kryetarit të Gjykatës. Për Drejtësinë ka mbetur shprehja pesimiste “vetëm gjallë”. Amerika bën të pamundurën dhe tërheq kryetarin e Gjykatës që i shpëton jetën.

Realiteti: Kjo vepër po tentohet të përsëritet nga të njëjtët autorë me luftën kundër Drejtësisë së Re.

8. Kronika, mars 1997: “Shteti ka rënë. 6000 trupa paqeruajtës vijnë nga bota për të ruajtur paqen mes shqiptarëve. Ka shumë të vrarë, tre a katër mijë. Shtetrrethim. Thesari i shtetit ka vetëm 17 milionë lekë të vjetër…”

Realiteti?

Këta që kërkojnë Shqipërinë e tyre nuk shikojnë realitet tjetër. Shqipëria tani është bërë Evropë, por ata duan edhe “europën” si të tyren. Ata ndodhen diku, përderisa na vijnë në mes të qytetit dhe kërkojnë Shqipërinë e tyre; por ajo nuk ekziston më.

Sidoqoftë, ata marrin frymë me perëndinë e tyre, edhe pse perëndi të vdekura.

Share220Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In