• Kontakt
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

Astrit Patozi flet hapur: Lulzim Basha ka një problem të madh! Habia më e madhe po ndodh

11/07/2020
in Debat
A A
Astrit Patozi flet hapur: Lulzim Basha ka një problem të madh! Habia më e madhe po ndodh
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hapja e listave ka ndezur debat në politikën shqiptare Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se ajo po funksionon pa u miratuar. mPatozi shkruan me ironi se BASHA ka një problem të madh, pasi kur flet për zgjedhjet thotë se do të fitojë bashkë me aleatët, ndërsa sa herë flet për pushtetin e nesërm thotë qeveria ime.

“HAPJA E LISTAVE PO FUNKSIONON PA U MIRATUAR

Për të ditur se çfarë janë listat e hapura për Shqipërinë, mjafton të shikosh efektet që ka shkaktuar në Tiranë vetëm ndezja e debatit për këtë çështje.

Edi Rama duket se është kujtuar pas 7 vjetësh se duhet dëgjuar ndonjëherë edhe populli për kërkesat e tij. Pasi nuk ka lënë gjë pa bërë në kurriz të tij dhe pa e pyetur asnjëherë, papritur është bërë i dhembshur dhe i dëgjueshëm. Thotë se po ndjek amanetin e tij, por e kupton edhe derri që po kërkon t’ua bëjë edhe më malore zgjedhjet kundërshtarëve të vet politikë.

Lulzim Basha është pickuar keq dhe po e quan shkelje të lirive themelore të njeriut po të shkojë vetëm në votime, a thua se kur u themelua PD në vitin 1990 kishte parasysh që do të bënte patjetër aleancë me Monikën pas 30 vjetësh.

Kjo e fundit, për hir të së vërtetës, nuk duket të jetë mërzitur shumë, sepse e ka lënë vetëm në ankesa vëllain e rigjetur për herë të dytë nga martesa e parë .

Ndoshta ngaqë nuk është shumë e zonja në qarje, por është e specializuar vetëm për dasma e dolli.

Por Luli ka një problem të madh, se kur flet për zgjedhjet thotë se do të fitojë bashkë me aleatët, ndërsa sa herë flet për pushtetin e nesërm thotë qeveria ime.

Habia më e madhe po ndodh me një turmë veprimtarësh civilë, të cilët kishin 10 vjet që na shurdhonin me seminare dhe peticione për ndryshimin e sistemit. Ata, ose janë fshehur dhe nuk duken gjëkundi, ose e quajnë të shenjtë marrëveshjen e 5 qershorit dhe thonë se Shqipëria shpëton vetëm po u miratua ajo siç është.

Edhe shtypi e ka ndjerë fort tërmetin dhe është barrikaduar kryesisht në krah të dy partive kryesore, gjë që nuk çudit, sepse nuk ndodh për herë të parë. Ata që bëjnë sikur qëndrojnë në mes i tradhton fakti që kanë rinisur gjuetinë ndaj Murrizit dhe Hajdarit, të cilët gati po konsiderohen shkaktarë për të gjitha të zezat e politikës në këto 30 vjet.

E rëndësishme është që askush nuk po shfaqet indiferent, por i përfshirë deri në grykë brenda këtij debati. Pavarësisht fantazisë apo emocionalitetit, që është cilësi individuale. Që e bën fjala vjen Lorenc Vangjelin që ta shikojë rotacionin brenda Partisë Socialiste, dhe jo mes dy blloqeve politike, ndryshe nga gjithë të tjerët.

Kjo është pak a shumë atmosfera në Tiranë vetëm nga përfytyrimi për “mrekullinë” apo “gjëmën” që pritet të sjellë për Shqipërinë hapja e listave.
Se çfarë do të ndodhë realisht, kur ato vërtet të çlirohen një ditë, nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar”, shkruan Patozi.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In