• Kontakt
Friday, January 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Asnjë e re nga takimi Rama-Murrizi-Bardhi

21/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Përfundon mbledhja e Këshillit Politik: Rama zbulon çfarë i kërkuan përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, takimi 5 orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të lartë të dy opozitave, Partisë Demokratike dhe LSI-së, nga njëra anë dhe deputetëve Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nga ana tjetër, nuk solli asgjë të re.

Socialistët firmosën më 5 qershor një marrëveshje për ndryshime në Kodin Zgjedhor me opozitën jashtë parlamentare, por më pas mbështetën propozimin e deputetëve të opozitës në parlament për ndryshime kushtetuese, që do të çonin në hapjen e listave e që njëkohësisht do duhet të pasohet dhe me shmangien e koalicioneve parazgjedhore në formën në të cilën janë organizuar deri tani.

Kjo lëvizje e PS u kundërshtua ashpër nga Partia Demokratike dhe LSI-ja. Kundërshtim të fortë pati dhe nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit bëhet fjalë për ndërhyrje në shkelje të Kushtetutës, duke paralajmëruar se nuk do t’i njohë ato. Ndërsa përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar bënë thirrje për miratimin sa më shpejt të marrëveshjes së 5 qershorit, duke kujtuar se realizimi i refomës zgjedhore është një kusht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE me Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të sotëm për “diskutime interesante”, ndërsa përsëriti se për shumicën “hapja e listave nuk është një variant ,por një angazhim përballë shqiptarëve” duke shtuar se nga ana tjetër shumica “duhet të çojë deri në fund angazhimin e nënshkruar më 5 qershor”.

Por për PD-në dhe LSI-në, respektimi i Marrëveshjes së 5 qershorit nuk mund të nënkuptojë ndërhyrje të tjera në Kodin Zgjedhor si pasojë e “ndryshimeve kushtetuese të njëanshme. Kjo është e papranueshme”, deklaroi pas takimit Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi, duke shtuar se kanë kërkuar nga kryeministri të dinë se kur do të miratohet Marrëveshja në parlament “pa ndryshime të njëanshme që e minojnë atë”.

Nga ana tjetër dhe opozita jashtë parlamentare nuk tërhiqet dhe këmbëngul për ndryshimet kushtetuese. Deputeti Myslim Murrizi deklaroi sërish se ai dhe 28 deputetë që duan ndërhyrjet në kushtetutë nuk do të votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Në të njejtën linjë ishte dhe deputetja Rudina Hajdari, sipas së cilës diskutimet u përqëndruan mes PS dhe PD vetëm për marrëveshjen e 5 qershorit dhe jo hapjen e listave.

Kryeministri Rama tha se shumica do të përpiqet që të “bindë opozitën parlamenare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces”, duke theksuar se “mbase nuk do arrijmë dot t’i bëjmë bashkë në këtë process, e mbase do arrijmë të kemi një mbështetje që do të jetë e mjaftueshme, sepse problemi është se opozita parlamentare janë shumë parti, shumë individë”. Zoti Rama bëri të ditur se bisedimet do të vijojnë me palët, duke kujtuar megjithatë se koha në dipozicion është e pakët.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In