• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Askush nuk më ndihmon, i marr fëmijët për të lypur se nuk kam ku t’i lë”

29/09/2020
in Aktualitet, Sociale
A A
“Askush nuk më ndihmon, i marr fëmijët për të lypur se nuk kam ku t’i lë”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nënë e re i la pa fjalë oficerët e policisë kur me fëmijët për krah tregoi se ishte braktisur nga të gjithë dhe se nga varfëria dilte për të lypur.

Të prekur nga rrëfimi i saj, policët njoftuan një qendër për strehimin e gruas me dy fëmijë dhe më pas morën në pyetje edhe bashkëshortin e saj, një burrë që nuk dha asnjë detaj se përse i hodhi në rrugë anëtarët e familjes.

Ai këmbënguli madje se policia ishte keqkuptuar, por sidoqoftë Z.M pritet të referohet më tej për mosdhënie të mjeteve për të jetuar.

Sipas një burimi, patrullat u angazhuan pas indicieve se një grua po përdorte fëmijët duke i shfrytëzuar në rrugë. Por kur policia po e pyeste se përse po i shfrytëzonte fëmijët për të lypur, 30-vjeçarja nga Shkodra me banim në kryeqytet i la pa fjalë policët që ishin në shërbim.

“Asnjë strukturë shtetërore nuk më ndihmoi, u divorcova me bashkëshortin, kam dhjetë ditë, dhe fëmijët e mi duan bukë”.

Ky ishte reagimi i F.M që jeton së bashku me fëmijët e vegjël në urën e Institutit dhe që pjesën më të madhe të ditës ajo u shtrin duart kalimtarëve apo automjeteve që shtyhen në trafik ose për të dalë ose për të hyrë në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë, 30-vjeçarja dhe fëmijët u raportuan nga shoqata për mbrojtjen e të miturve që e kishin konstatuar në rrugë duke lypur. Agjenti i policisë e pyet për këtë fakt.

Fiqirete pohon në procesverbal: dua të them se kam prej 10 ditësh që jam ndarë nga burri dhe nuk kam lekë me çfarë t’i mbaj fëmijët e mi, pasi kam dy fëmijë.

Por veç nënës së dy të miturve, në prani të psikologëve, janë pyetur edhe fëmijët. Dyshimet e oficerëve ishin se ndoshta e ëma i shtynte ata për të qëndruar në rrugë. Por edhe fëmijët pretendojnë se uria i shtyn të qëndrojnë në zonën e Kamzës dhe këto akse.

S. M – Kam një vëlla më të vogël se vetja. Dhe bashkë me mamin nuk kemi asgjë çfarë të hamë. Nuk kemi bukë te shtëpia, s’kemi për të ngrënë. Ndaj unë dal për të siguruar lekë të vogla sa për të blerë bukë.

Burimet tregojnë se për të kuptuar se çfarë ndodhi pas divorcit, bëhet me dije se është pyetur edhe babai i tyre. Im bir ndjek shkollën e muzikës, nuk ka asnjë mundësi që ai të lypë, duhet të jeni keqkuptuar, – sugjeron burri, i cili nuk dha asnjë detaj për policinë se përse e braktisi familjen.

Ndërkohë, 30-vjecarja përveç pretendimit ka tërhequr vëmendjen edhe për indiferencën e autoriteteve.

Unë e di që i bëj dëm fëmijës që dalim në rrugë, por nuk kam as edhe një lloj ndihme nga asnjë institucion shtetëror. Unë i marr fëmijët me vete kur lyp se nuk kam ku t’i lë dhe me kë. Për bukë dalim.

Në përfundim oficerët njoftuan psikologët dhe shoqatën e strehimit të familjes që ka mbetur në mes të katër rrugëve dhe pa asnjë asistencë.(gazetaSI)

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In