• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ashpërsia dhe hiret e burrave malësorë

01/01/2024
in Blog
A A
Ashpërsia dhe hiret e burrave malësorë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Vataj

Ata i sheh me një vëmendje shastisëse siç shohin eksploratorët shenjat e deshifrimit të një harte të vjetër thesari. Jepesh dorëzën para këtij rebusi, si përpara një përfshirje në zgjidhje. Ndoshta ata nuk mund të thonë asgjë, por gjithçka që ti përpiqesh të perceptosh përtej këtyre portreteve është koha, është jeta, janë gjithë ato ngulmime që i thirrën këto burra si në një betejë.

Pamja e burrave malësor është epike. Bukuria e tyre e ashpër. Ajo është një hir që ngjeth, është një ëndje që drithëron, është një prehje që i blatohet asaj krenarie që imponon.

Mosha, vitet, pesha e rëndë e të përditshmes, mund të lexohen në portretin e këtyre burrave, ndoshta më qartë se çdo ligjërim fjalësh dhe shpengim endës tregimtarie. Rëndonte heshtja e tyre më shumë se çdo fjalë e mendim. Tek ata zëri është më i thellë se honet që kanë kapërcyer për të sfiduar jetën.

Sytë janë groposur thellë, por vështrimi i tyre shigjeton si vështrimi i shqiponjës. Rrudhat ua kanë pluguar deri në tjetërsim fytyrën, por pa mundur t’ia zbehin atë hir të ashpër që shkëlqen në shprehinë e tij. Të duket se ata nuk kanë patur kurrë rini.

Sikur kanë dalë nga legjendat për të rrëfyer histori që kurrë nuk i kemi dëgjuar, për të dëshmuar gjëra që ata panë dhe jetuan, për të lënë një gjurmë në kujtesën e një gjenerate, një prej atyre shenjave tregues të një galaksie prej nga ato erdhën.

Nuk ka piktor që guxon ta vërë në provë mjeshtërinë e tij për të realizuar portrete të tillë, që vetë natyra në kohëpaskohe i ka mbrujtur me thëngjij e barut. S’ka skulptor që të sfidojë virtuozitetin e natyrës në deshifrimin e këtyre linjave të garrametshme, e profilesh të thadruara nga erërat e cergëta e flaka e oxhakut.

I ka marrë koha në memuarin e vet, dhe tek ne kanë mbetur këto realitete fotografike, si një cak prej nga ne të mund të ngremë përmendoren e njeriut vigan, e burrit malsor që më shumë se fjala e tij e matur e zëri i tij buçitës, i flet shprehia e fytyrës, një zë i ngërthyer në kodin e fshehtë të kohës dhe ashpërsisë ku ata ishin të zakontët e një realiteti që ka ende diçka për të thënë.

Ata ishin të varfër, por pasuria që lanë është ajo që na detyron t’i jemi mirënjohës, krenaria, nderi, vatani, gjaku. Ata janë pararendësit tanë, të urtë e fisnik, etërit e një amaneti që nxjerr dheu nga gjoksi i vet, ata janë, çfarë ne jemi, shqiptar!

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In