• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Artan Fuga del me mesazh të fortë kundër opozitës: “Mjaft me ulërima histerike”

19/05/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Artan Fuga del me mesazh të fortë kundër opozitës: “Mjaft me ulërima histerike”
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku Artan Fuga i është drejtuar opozitës jashtëparlamentare e cila iu rikthye dje protestave në mbështetje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit se rezistenca do të bjerë ashtu si vetë godina e TK nëse nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kulturore dhe duke parashikuar depolitizimin e plotë të tyre.

Sipas Fugës, pas shembjes së teatrit, tani ka nevojë të ndërmerren luftëra dhe beteja emancipuese.

“Nëse opozita nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kulturore, artistike, mediatike publike, (teatri, opera, ansambli, radiotelevizioni, muzetë, institucionet shkencore, INSTAT, etj.) duke parashikuar depolitizimin e plotë të tyre, pra duke bërë edhe autokritikën e vet të thellë, edhe rezistenca për teatrin tashmë të shembur, do të shkojë për lesh sikurse shkoi vetë teatri!

Madje do të shkojë për lesh edhe inteligjencia krijuese artistike duke mbushur radhët e të papunëve, të pijetoreve, ose të emigrantëve.

Ca duhet të lënë patetizmat uluritëse, autizmin, vetëlegjitimimin, u duket se janë mesi dhe vetëm ata janë heronjtë, duke e lënë rehat procesin e emancipimit politik, ose të kontribuojnë si ushtarë modestë për të!

Teatri u shemb. Krimi u bë. Rrezistenca fatkeqësisht dështoi. Tani luftëra dhe beteja emancipuese ka nevojë të ndërmerren.

Mjaft me kundrasense, edhe do e mbrojmë trup më trup e gjak më gjak teatrin, edhe pse na ushtruan dhunë! Se hytë në një betejë trupash që dihej se e humlbnit në sekondë!

Dhunë sepse jemi pa të drejta qytetare, se nuk kemi shtet ligjor, sepse nuk kemi legjitimitet si qytetarë pa statuse juridike. Pa këto do të na rrahin e do të na shkepin madje!

Cfarë ekspertësh doni! Pse pak ekspertë shërbëtorë ka? Cfarë gjykate kushtetuese doni? Gjykata kushtetuese është me shumicë nga partia në pushtet! Cfarë kërkoni nga populli, të bëhet guerrilas profesionist??? Lëreni mo qytetarin rehat. Ai rreziston mijra herë më mirë sesa ne në format e tij, por ne na duket se rrezistenca jemi ne, sikurse i duket atij se shteti është ai! Cfarë simetrie e çmendur! Vajte ti te minatorët, po te studentët, po te naftëtarët, po te pedagogët, po te astiriasit – veçse për të larë gojën -, përse do të vinë ata te ne, cfarë legjitimiteti kemi më shumë ne sesa ata që nënshkruan peticionin e qelbur të shkatërrimit të teatrit – dhe tani thonë se nuk e kemi nënshkruar – (shërbëtorë të ndyrë të selinizuar).

Mjaft me rrezistencat trup më trup rrugëve që mbarojnë si shashka!

Shihni teatrin te Pallati i Kongreseve për të kuptuar se themelet e kulturës dhe artit të cliruar nga politika nuk mund të ngrihen nëse populli nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Mjaft me ulurima histerike që na fshehin thelbin ku po humbim gjithçka, po humbim veten”, shkruan Fuga.

Share218Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In