• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Arsyet pse opozita dhe Ilir Meta sulmuan personalitetet

21/02/2021
in Blog
A A
Arsyet pse opozita dhe Ilir Meta sulmuan personalitetet
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Flogert Muça

Ajo që ndodh në Shqipëri është vërtetë e pazakontë. Presidenti, kreu i PD, kryetarja e LSI dhe e gjithë opozita që vijon poshtë tyre duke përfshirë edhe analistë që bëjnë kamikazët nëpër banaqet televizive, kanë një vit që nuk lënë gjë pa thënë për Covid-19. Kanë shkuar deri aty sa kanë thënë e përsëritur se ky virus nuk egziston, siç më pas kanë thënë se vaksina që kryeministri siguroi nga Pfizer, ishte ujë dhe jo vaksinë. E gjithë kjo tymnajë që amplifikohet nga opozita e Ilir Meta, në fakt nuk është shkarje, por strategji.

Opozita dhe Ilir Meta kur vjen puna për pushtet nuk kanë mëshirë, ndaj edhe strategjia e tyre për të bërë njerëzit të besojnë se nuk ka virus (gjë që çonte në shpërfillje masash e rritje infektimesh) apo se nuk ka vaksinë por ujë (që njerëzit të mos besonin të vaksina), është e gjitha e mirëmenduar për përfitime elektorale pasi kjo sipas tyre do të rriste pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Prej ditësh, kur kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu thanë se do të vaksinohen edhe personalitetet në kuadër të planit të vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç, opozita dhe ata që i bëjnë freskun në studio televizive nisën një fushatë ofensive dezinformimi, duke thënë se po lihen të moshuarit pa vaksinuar dhe po vaksinohen disa personalitete për efekt propagandistik. Duke mos thënë në asnjë moment faktin që tanimë janë vaksinuar 6 mijë përsona, opozita iu sul personaliteteve.

Por si qëndron e vërteta e vaksinimit të personaliteteve më të cilët është abuzuar kaq shumë nga ata që nuk durojnë dot faktin që Shqipëria ka sot vaksina ndërkohë që Ballkani dhe 130 shtete në botë akoma nuk kanë asnjë vaksinë?

E vërteta është shumë e thjeshtë. Sot u vaksinuan ato personalitete që plotesojnë kushtin e të qenurit mbi 80 vjeç e që u vinte rradha sot në bazë të planit të vaksinimit sipas të cilit sot fillojnë mbi 80 vjeçarët, vendosën ta bënin publikisht për të sensibilizuar se vaksina është e sigurt. Bashkë me personalitetet që përbëjnë lajm për shkak të asaj që janë e asaj çfarë kanë lënë në historinë e kombit, janë vaksinuar po sot e do të vazhdojnë të vaksinohen dhjetëra mijëra të moshuar të tjerë që janë mbi 80 vjeç. Pra, nuk po vaksinohet asnjë personalitet që nuk plotëson kriterin e moshës, por vetëm ata që edhe po të mos ishin personalitete do të vaksinoheshin pasi i parashikon plani kombëtar i vaksinimit si kategori e rrezikuar e cila duhet të vaksinohet e para. Kaq e thjeshtë është historia për të cilën nuk është lënë gjë pa thënë, vetëm pse ata, janë fatkeqësisht mbi 80 vjeç.

Por pikërisht fakti që këta personalitete vendosën ta bënin publikisht para mediave vaksinën për të sensibilizuar se vaksina është e sigurt, është shkaku se pse opozita e Ilir Meta i janë sulur personalisht e mediatikisht kësaj historie duke dizinformuar. Sepse, ata e kanë të vështirë të pranojnë që vaksinimi në Shqipëri po vazhdon, ata e kanë të vështirë të pranojnë se si personalitete që qytetarët i adhurojnë, besojnë të virusi dhe të vaksina që të shpëton jetën, ndryshe nga ç’deklaron opozita.

Për këtë arsye, në kushtet kur kanë dal blof me deklaratat se virusi nuk ekziston, kur kanë dalë blof me deklaratat se në Shqipëri nuk ka vaksina por ujë fiziologjik, nuk iu ka mbetur asnjë argument tjetër veçse të sulmojnë personalitetet, të cilët përveç faktit që rrisin sigurinë ndaj vaksinës, nuk kanë shkelur asnjë radhë për vaksinim, pasi për shkak të moshës atyre u takon të marrin vaksinën të parët, njëlloj si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre që u vaksinuan sot e do vazhdojnë ditë pas ditë, deri në fund.

Share245Tweet153


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

16/08/2025
Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

16/08/2025
“Kishin foto bashkë”, gruaja e Bujar Asqeriut tregon xhelozinë për Eva Alikajn: I kujtova burrit se kishim dy fëmijë

Bujar Asqeriu një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar festoi 69-vjetorin

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In