• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arjana Fullani u vë syrin tenderave në shëndetësi, ushtarja e Metës dhe Berishës ia mbathi nga drejtësia me pasuri përrallore

06/12/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Arjana Fullani u vë syrin tenderave në shëndetësi, ushtarja e Metës dhe Berishës ia mbathi nga drejtësia me pasuri përrallore
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

sh-anëtarja e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani bëhet aksionere në një kompani farmaceutike, votoi për shpëtimin e Metës nga dënimi me burg në janar të vitit 2012, burri i saj Ardian Fullani pazare me dyshen Meta-Berisha dhe afera në krye të Bankës së Shqipërisë deri kur arrestua në 2014 për vjedhjen 7 milionë USD në thesarin e bankës. Fullani ia mbathi nga drejtësia në 2017 nga frika e Vetingut. Pse nuk vepron SPAK?

Arjana Fullani, e njohur si ushtarja e Ilir Metës dhe Sali Berishës në Gjykatën e Lartë, është bërë aksionere në kompaninë farmaceutike GP MEDICAL AL, e cila merr pjesë në tenderat që zhvillon ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtorët e saj. Kompania ku tashmë është aksionere një prej simboleve të drejtësisë që u shemb nga SHBA-BE, ka si objekt edhe tregtim me shumice dhe pakicë të barnave për njerëz.

Arjana Fullani ka hapur edhe një studio avokatie, disa muaj pasi ia mbathi nga drejtësia prej frikës së Vetingut.

Në janar të 2018 Arjana Fullani është regjistruar si person fizik pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për të filluar ushtrimin e veprimtarisë ekonomike private në profesionin e avokatit.

Arjana Fullani u emërua nga Sali Berisha në Gjykatën e Lartë në vitin 2008. Por, ajo shumë shpejt u kthye edhe në e besuar e Ilir Metës. Dritan Prifti ka folur për vizita të shpeshta të çiftit Arjana dhe Ardian Fullani në shtëpinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Nga ana tjetër, Meta dhe Berisha mbanin Ardian Fullanin në krye të Bankës së Shqipërisë. Ardian Fullani do të mbahet mend gjatë për shpërdorimet marramendëse, aferat, financimin e Berishës dhe Metës, për aferën me ish-Hotel Dajtin, punësimet klienteliste dhe në fund vjedhjen e 7 milionë dollarëve në thesarin të bankës, për të cilin edhe u arrestua dhe më pas u shkarkua në vitin 2014. Megjithatë, Meta dhe Berisha arritën ta shpëtonin nga dënimi, por shqiptarët dhe Banka e Shqipërisë shpëtoi nga një shpërdorues i madh i detyrës dhe parave publike.

Tre vjet pas arrestimit dhe rënies së burrit, si dhe pas miratimit të ligjit të Vetingut, edhe Arjana Fullani ia mbathi nga Gjykata e Lartë, edhe pse sipas ligjit mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej. Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Fullani refuzoi që të shërbente në Gjykatën e Apelit, duke u larguar kështu nga drejtësia. Ajo nuk pranoi asnjë pozicion në drejtësi pasi kishte hallin që të mos i nënshtrohej procesit të Vetingut për shkak të pasurisë marramendëse dhe dosjeve ku kishte marrë pjesë për t’i mbyllur.

Çifti Fullani kishte krijuar një pasuri të deklaruar me vlerë qindra mijëra euro. Vetëm nga fakti që Arjana Fullani iku nga drejtësia që të mos i verifikohej pasuria nga Vetingu, SPAK duhet të kishte nisur një hetim për pasurinë e çiftit. Nga ana tjetër, hetimi, procedimi dhe nxjerrja para drejtësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve që u shkarkuan apo që ia mbathën nga drejtësia për shkak të Vetingut, është një kërkesë e SHBA-BE për autoritetet shqiptare.

Arjana Fullani ishte një ushtare e dyshes Meta-Berisha në Gjykatën e Lartë. Në këto kushte ishte e natyrshme që Arjana Fullani të votonte për të shpëtuar Ilir Metën nga dënimi me burg për korrupsion në janar të vitit 2012. Fullani u rreshtua pro pafajësisë së Ilir Metës, edhe pse ishte kapur në flagrancë me zë dhe figurë, në zyrën e Dritan Priftit, duke bërë pazare me pasuritë publike./Pamfleti

Share222Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In