• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Arben Ristani: Edhe një fitore që ka në jetë Basha, e ka prej meje

15/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Arben Ristani: Edhe një fitore që ka në jetë Basha, e ka prej meje
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Ristani, një nga kundërshtarët më të fortë të Lulzim Bashës, deklaron se edhe një fitore që ka në karrierën e tij Lulzim Basha, ka qenë ai aty.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Ristani tha se megjithatë vendimi ishte i drejtë, porse ishte ai aty, duke lënë më shumë për të nënkuptuar një lloj mosmirënjohje.

Në zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit 2011 për kryetar të Bashkisë së Tiranës garoi Edi Rama dhe Luzlim Basha. Pas përfundimit të numërimit të votave, Edi Rama rezultoi fitues me 10 vota më shumë se Lulzim Basha.

Por pas një procesi rinumërimi në kutitë e votimit me arsyetimin se disa vota ishin hedhur në kuti të gabuara, Komisiuoni Qendror i Zgjedhjeve, me 4 vota pro dhe 2 kundër, vendosi të shpallë Bashën fitues me 81 vota më shumë se Edi Rama.

Kryetar i KQZ në atë kohë ishte Arben Ristani. Në vitin 2013, pasi Basha u zgjodh kryetar I PD, Arben ristani u zgjidh sekretar i Përgjithshëm i PD, post që e mbajti për katër vjet.

Ristani ka qenë gjatë kësaj kohe një nga kritikët më të fortë ndaj zotit Basha për mënyrën se si po e drejton PD. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti, Ristani nuk u përfshi nga Basha në listat e kandidatëve për deputet. Më poshtë, pjesë nga deklaratat e zotit Ristani bërë në emisionin “Dekalog”.

Zoti Ristani, në vitin 2011 ju, në cilësinë e kryetarit të KQZ-së keni dhënë vendimin që Basha të shpallej kreytar i bashkisës së Tiranës pas një procesi të hapjes së kutive dhe rinumërimit të votave. Sot, nëse do ishit në atë pozitë, do ta jepnit sërish atë vendim?

Së pari, nuk është vendim personal, por është vendim kolegjial. KQZ është komision kolegjial. Tani ka ndryshuar pak, por në atë kohë ishte kolegjial.

Së dyti, do ta jepja po atë vendim jo një herë por një qind herë. Ose sa herë ta kisha mundësinë. Sepse ishte me të drejtë. Unë kam patur vetëm një vërejtje në atë kohë nga OSBE-ODIHR që ishte për procedurë. Për procedurë kishte dy mundësi.

Përpara se të deklarohej fitorja, ose pasi të deklarohej fitorja. Vota në kutinë e gabuar është aq e vlefshme për të qenë ai vendim që unë kam marrë dhe u konsiderua e vlefshme, saqë më pas u bë pjesë e legjislacionit.

Sot që keni kaq shumë kritika ndaj Lulzim Bashës nuk thoni ç’kam bërë?

Nuk ka të bëjë me atë punë. Por që ka vlejtur, që Basha edhe një fitore që ka në jetë, paskam qenë edhe unë aty.

Por ia ke dhënë ti.

Jo. Ia ka dhënë ligji. Jo unë.

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In