Antoneta Papapavli ka lindur në qytetin e Përmetit, por që herët, 4 vjeç, shkon me gjithë familjen në Tiranë, ku jetoi deri në fund të jetës.
Pasioni për artin, baletin edhe pikturën e shoqëroi që në moshë të vogël, në shkollë fillore e deri në të mesme. Merrte pjesë aktive në festat e ndryshme, në korin e shkollës, balet e recitime- këto pjesë të artit i frekuentoi dhe zhvilloi edhe gjatë gjimnazit.
Në shkollën e mesme “Qemal Stafa” filluan të krijoheshin grupet e para artistike nga fundi i viteve ’50 dhe Antoneta Papapavli kam marrë pjesë në to, por dhe në grupet artistike në pallatin e kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Në fillim të viteve ‘60 hyn në shkollën e lartë për aktore, me ndihmën dhe mbështetjen e Tef Palit, Pjetër Gjokës dhe Pandi Stillut. Ky i fundit këmbënguli që ajo të vazhdonte studimet edhe në Institutin e Lartë të Arteve. Pas përfundimit të studimeve u emërua aktore në Teatrin Popullor Tiranë, sot teatri Kombëtar.
Si shprehej aktorja për rolet në teatër dhe kinema
“Besoj se s’ka aktor që mos të pëlqejë rolet e teatrit e të skenës së vogël! Sepse të punosh një rol në teatër është një shkollë e madhe e përditshme dhe e pazëvendësueshme. Çdo ditë aktori perfeksionon veten dhe personazhin.
Ndërsa të luaje një rol në kinematografi, aq më tepër për ne që sapo kishim dalë nga auditori ishte një tjetër stres, sepse duhej të ishe tepër e saktë në interpretim. Kujtoj këtu filmin tim të parë: “Komisari i Dritës”. Në kinema, pra në role që kanë të bëjnë me kamerën, duhet të jesh shumë precize. Sepse filmi xhirohet vetëm një herë dhe mbetesh në celuloid ashtu siç ke vepruar atë çast.”
Sëmundja e shkëputi shpejt nga pasioni
Aktorja e madhe u largua nga skena për shkak të sëmundjes së këmbëve të saj, sepse nuk isha më e aftë të qëndronte për një kohë të gjatë në këmbë. Kështu vendosi që të dal në pension të parakohshëm që në moshën 50 vjeç. Ishte viti 1988 kur u shkëput tërësisht nga aktiviteti. Në mes të viteve ‘80 ishin dhe dy rolet e fundit të saj në teatër: “Shtëpia me dy porta” dhe “Pallati 176”. Ndërsa në këtë periudhë xhiroi në kinostudio filmat: “Si gjithë të tjerët”, “Hije që mbeten pas”, “Apasionata” dhe “Nxënësit e klasës time”.