• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Anormaliteti ku e ka fut berishizmi politikën shqiptare

28/12/2021
in Blog
A A
Nekrofili që jeton me vdekjet e të tjerëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka dhjetëra komente që vazhdojnë akoma rreth asaj nëse Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën dhe Erion Veliaj në një darkë ngushëllimi në Tiranë. Ka përgënjeshtrime nga Lulzim Basha dhe Taulant Balla për këtë çështje, a thua se janë kapur duke vjedhur apo duke vrarë. Ka një zemërim të shtirur të njerëzve që duan të besojnë Berishën dhe akoma më të egër të atyre që nuk duan ta besojnë për këtë çështje.

Arsyeja është shumë më e rëndë se sa ngjarja e sajuar. Gjëma këtu nuk është pse mund të jenë takuar Basha, Balla apo Veliaj në një darkë, por fakti që kjo konsiderohet ngjarje e rëndë në qytet. Në të vërtetë, ngjarje e rëndë në qytet dhe në shoqërinë tonë, duhet të konsiderohet fakti që politikanët tanë nuk takohen me njëri- tjetrin, por përdorin gjuhë toksike dhe vetë karikohen si armiq të njëri- tjetrit, pa qenë të tillë.

Në rastin konkret është më i shëmtuar fakti që Basha apo Balla, përgënjeshtrojnë me një vendosmëri të fortë që nuk janë takuar, se sa nëse do ishin takuar.

D.m.th në subkoshiencën e tyre, edhe ata janë infektuar nga berishizmi dhe e konsiderojnë njësoj si Berisha “tradhti të rëndë” takimin me njëri- tjetrin dhe aq më keq prezencën në të njëjtin vend për një ngushëllim.

Dhe kjo tregon se në çfarë spirale e ka futur berishizmi politikën shqiptare dhe mu ku i ka çuar punët gjuha e urrejtjes që përdoret në politikën tonë.

Lajm i vërtetë, madje i hdihur, është që këta tre politikanë kanë qenë në një vend dhe nuk kanë folur me njëri -tjetrin. Ky është lajmi që duhet të na shqetësojë, jo halli i Sali Beirshës që këta paskan qenë bashkë, paskan bërë dhe komplote së bashku, e pastaj kanë publikuar listën e pagave për të zhurmuar foltoren dhe broçkulla të tjera.

Fakti që nuk janë takuar dhe që nxitojnë ta thonë këtë me vendosmëri si një shenjë mospërlyerje, tregon se ata janë infektur nga standartet e enverizmit tonë të ri, që është berishizmi.

Fakti që dhe një pjesë e shoqërisë mbeti e tronditur ngaqë besoi Berishën se ata janë takuar, është shenjë e keqe. Por akoma më e keqe, pjesa tjetër më e madhe e shoqërisë që u qetësua ngaqë nuk janë takuar. Kjo tregon se ku na ka çuar shkolla politike e Sali Berishës.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In