• Kontakt
Friday, July 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Andrea Bocelli rrëqeth botën, koncert në mes të Milanos “fantazmë”: Italia do të ngrihet! (Ja sa njerëz e ndoqën live)

12/04/2020
in Bota
A A
Andrea Bocelli rrëqeth botën, koncert në mes të Milanos “fantazmë”: Italia do të ngrihet! (Ja sa njerëz e ndoqën live)
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Falë muzikës, duke bashkuar miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë këtë zemër të Tokës së plagosur”.

Tenori i madh, Andrea Bocelli, transmetoi mbrëmjen e sotme të Pashkëve një koncert mahnitës, që u transmetua live në të gjithë botën, në një përpjekje për të dërguar ‘dashuri, shërim dhe shpresë’ në Itali në mes të krizës COVID-19. Këngëtari italian i operës, 61 vjeç, ka përlotur shikuesit në mbarë botën, ndërsa 3.4 milionë kanë ndjekur koncertin e tij “Music For Hope” drejtpërdrejt në “YouTUbe” nga Sheshi i boshatisur “Duomo” i Milanos.

Ndjekësit me ngarkesë emocionale e vlerësuan performancën e fuqishme të Bocellit si: “Prekëse, mahnitëse dhe madhështore!” Bocellit iu dha akses ekskluziv në katedralen e mbyllur aktualisht në Milano nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo, dhe Kryetari, Giuseppe Sala, për koncertin e tij të bujshëm “Music For Hope”- Muzikë për shpresë.

Katedralja e Milanos aktualisht është e mbyllur në mes të pandemisë por ekskluzivisht hapi dyert e saj vetëm për Bocellin për ngjarjen e organizuar nga “Veneranda Fabbrica del Duomo” – një organizatë 600-vjeçare e cila mbikëqyr ndërtesën.

Për performancën e tij, Bocelli ishte i shoqëruar nga mizokanti i organos në katedralen Duomo, Emanuele Vianelli, ndërsa performonte “Ave Maria” dhe “Sancta Maria”.

Shikuesit nga e gjithë bota shkruan në mediat sociale me mirënjohje që Bocelli siguroi një nga shfaqjet e tij më ikonike deri më sot.

“Nuk mund të ndaloj lotët nga pamja e bukur dhe zemërthyer e Andrea Bocellit vetëm në Duomon e madh, me vetëm vendet bosh para tij. Ky moment në histori është i mrekullueshëm dhe plotësisht i trishtuar. Jemi me ty, Itali”, shkroi një person.

“Andrea Bocelli këndoi ‘Amazing Grace’ jashtë Duomos në Milano pak minuta më parë. Ishte magjepsëse”, shkroi një tjetër.

Dikush tjetër shkroi “’Amazing Grace’ e mahnitshme e Andrea Bocellit tani ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë. E pabesueshme sa prekëse”.

Përpara shfaqjes së tij, Bocelli u paraqit solemn kur u fotografua në katedralen bosh. Tenori ishte pa audiencë për shkak të bllokimeve të Italisë dhe rregulloreve qeveritare përreth COVID-19, por pamjet u transmetuan drejtpërdrejt në kanalin e tij në YouTube.

Duke folur përpara performancës së tij, Bocelli tha: “Në ditën në të cilën ne festojmë besimin në një jetë që triumfon, unë jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem me ‘Po’ ftesës së qytetit dhe katedrales Duomo të Milanos”. Ai shtoi: “Unë besoj në forcën e lutjes së bashku; Unë besoj në Pashkën e krishterë, një simbol universal i rilindjes për të cilën të gjithë – pavarësisht nëse janë besimtarë apo jo – me të vërtetë kemi nevojë tani. Falë muzikës, transmetuar live, duke bashkuar miliona duar të kapura kudo në botë, ne do të përqafojmë këtë zemër të plagosur të Tokës së plagosur.

Milano bujare, kurajoze, proaktive dhe e gjithë Italia do të jetë përsëri, dhe shumë shpejt, një model fitues, motori i një rilindjeje për të cilin shpresojmë të gjithë.

Do të jetë një gëzim për ta dëshmuar atë, në Duomo, gjatë festimit të Pashkëve i cili ngjall misterin e lindjes dhe rilindjes”.

Kryetari i bashkisë së Milanot, Giuseppe Sala, tha: “Jam i lumtur që Andrea ka pranuar ftesën tonë. Këtë vit, Pashka do të jetë shumë e ndryshme për të gjithë ne. Qetësia e gëzueshme që vjen zakonisht me këtë ditë, është trazuar shumë nga pandemia që ne po përjetojmë. Jam i sigurt se zëri i jashtëzakonshëm i Bocellit do të jetë përqafimi që na mungon këto ditë, një përqafim i fortë, special, i aftë për të ngrohur zemrën e Milanos, Italisë dhe botës”.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In