• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

ANALIZA/ Problemi me pushtetin e pakontrolluar: Pse Putini nuk do të largohet kurrë nga presidenca

19/02/2021
in Blog
A A
ANALIZA/ Problemi me pushtetin e pakontrolluar: Pse Putini nuk do të largohet kurrë nga presidenca
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pavel Slunkin, European Council on Foreign Relations

Vitin e kaluar, Rusia mbajti një referendum mbi reformimin e Kushtetutës, me dispozitat e të cilit regjimi synonte të lejonte një tranzicion të rregullt për Vladimir Putinin, në një moment të caktuar në të ardhmen. Por reforma përfundoi duke qenë pak më shumë se sa një anulim i kufizimit të mandateve presidenciale në të cilat mund të shërbente Putini.

Ekspertët kanë shpjeguar një truk i tillë, sugjeron se presidenti rus nuk ishte i gatshëm të shfaqej si një “rosë e çalë” në sytë e shoqërisë dhe elitave politike, disa vjet para përfundimit të mandatit të tij. Njëherazi, të gjitha shanset ishin që ai të largohej nga presidenca pas vitit 2024.

Por pas ngjarjeve të fundit në Rusi, ka shumë të ngjarë që ai të mos i lërë asnjë alternativë sundimit të tij të përjetshëm. Në vetëm disa vite, imazhi i Putinit në mesin e qytetarëve rusë, ka kaluar nga ai i një “udhëheqësi kombëtar të fortë e të drejtë”, tek një lider i lidhur me korrupsionin dhe i fiksuar pas luksit.

Akuzat për përfshirjen e tij personale në vrasjen e mbetur të tentativë të Aleskei Navalnit vitin e kaluar, nuk lënë asnjë shans për një të ardhme të sigurt post-presidenciale. Nuk ka gjasa që imuniteti i përjetshëm nga ndjekja penale në Rusi, apo edhe siguria e ofruar nga Shërbimi Federal i Mbrojtjes – apo për shembull, një post simbolik në parlament – t’i japë atij një ndjenjë të sigurisë personale.

Putini e di më mirë se askush tjetër, koston që do të kishte lejimi i sundimi i ligjit në vendin e tij. Gjithashtu ai e di shumë mirë, se ku mund të çojë humbja reale e levave të tij të pushtetit. Në kushte të tilla, një transferim i pushtetit qoftë edhe tek një nga ndjekësit më besnikë të Putinit, është bërë jashtëzakonisht e pamundur.

Çdo zëvendësim i tillë, do të trashëgonte të njëjtat kompetenca të pakufizuara që gëzon tani presidenti rus, gjë që do të thoshte se rusët mund t’i kthenin shpatullat paraardhësit. Dhe përpjekja për ta mbajtur nën kontroll presidentin e ri, do të ishte shumë e rrezikshme.

Një Dmitri Medvedev jo karizmatik dhe besnik gjatë presidencës së tij të shkurtër, tregoi periodikisht një pavarësi të tepruar në vendimmarrje. Dhe kjo në kohën kur Putini gëzonte ende një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, dhe mbetej udhëheqësi i vërtetë në sytë e tyre.

Tani popullariteti i tij është në kuotat më të ulëta historike. Për më tepër, ai nuk zotëron as burimet, dhe nuk më as idetë e guximshme se si të rifitojë dashurinë e dikurshme që kishin njerëzit për të. Prandaj, çdo pasardhës i Putinit do të tundohet herët a vonë që të distancohet sa më shumë nga ai, dhe kjo do të thotë se ai nuk do të ishte më nën kontrollin apo ndikimin e tij.

Por, edhe nëse supozojmë se Putinit mund t’i garantohet një imunitet i përjetshëm nga ndjekja penale dhe një jetë e rehatshme në pension, kush do ta mbrojë atë nëse sistemi politik rus – ndoshta më i brishtë nga sa duket – do t’i japë mundësi që të ngjiten në pushtet kundërshtarët e tij ideologjikë?

Një vështrim në hapësirën post-sovjetike, ofron shumë shembuj të udhëheqësve kombëtarë dikur të dashur, që kanë përfunduar pas hekurave të burgut. Në Kirgistan, presidenti Almazbek Atambayev pranoi ta transferonte pushtetin tek një bashkëpunëtori tij i ngushtë, dhe shumë shpejt e pa veten në burg.

Në Armeni, ish-presidenti Robert Kocharian, u arrestua pas revolucionit popullor të vitit 2018, edhe pse e kishte lënë detyrën 10 vjet më parë. Përpjekjet aktuale të opozitës për të organizuar protesta në shkallë të gjerë në rrugët e Rusi, do ta nxisin Putinin që të reflektojë mbi këtë gjë.

Për sa kohë që ai vetë kontrollon levat e pushtetit dhe nomenklaturën, mund të jetë i sigurt se për hir të shpëtimit të lëkurës së vet, do të jetë në gjendje që të përdorë absolutisht të gjitha burimet, dhe të japë çdo urdhër që i pëlqen. Por kush e di se si do të sillet presidenti i ardhshëm në një situatë të tillë.

Vetë ideja që fati i Putinit mund të varet të tjerët, do të jetë thellësisht e pakëndshme dhe e papranueshme për të. Situata ndërkombëtare, do ta shtyjë Putinin që të vazhdojë të qëndrojë në krye. Ai mbahet peng nga iluzionet mbi një komplot botëror kundër Rusisë, nga përpjekjet për ta dobësuar vendin e tij, apo për ta ndarë atë në disa pjesë.

Por përfundimisht, kjo narrativë kthehet në një rreth vicioz. Në fillim, autoritetet ruse e kanë bindur veten se përreth kanë shumë armiq. Pastaj fillojnë të sillen sikur vendet e tjera janë që të gjitha armike të Rusisë. Duke pasur një reagim të ashpër ndaj këtyre veprimeve, autoritetet ruse mendojnë se frika e tyre është e konfirmuar:miqtë nuk do të vendosnin sanksione, ndërsa armiqtë e vërtetë kanë nevojë për një përgjigje të ashpër.

Prandaj në horizont, nuk ka asnjë perspektivë për një detantë apo përmirësim real të marrëdhënieve me Perëndimin. Dhe nuk ka gjasa që në kohë kaq të vështira për vendin, lideri kombëtar, siç e konsideron veten Putini, të jetë i gatshëm që ta braktisë Rusinë. Kjo do të thotë, se ai ka nevojë të qëndrojë në krye dhe të shpëtojë atdheun.

Sistemi i mirëmbajtur i autoritar i ruajtjes së pushtetit, i ndërtuar nga vetë Putini, e ka kthyer në një peng krijuesin e tij. Siç iu tha Princit të Vogël “Mbretërit nuk zotërojnë. Ata mbretërojnë mbi të”.Në këtë rast, mbreti nuk zotëron më as jetën e tij.

Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

E madhja Rajmonda Bulku feston 67-vjetorin e lindjes

16/08/2025
Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

Sot urojmë në ditën e lindjes dhe aktorin e regjisorin e njohur vlonjat Kristaq Skrami.

16/08/2025
“Kishin foto bashkë”, gruaja e Bujar Asqeriut tregon xhelozinë për Eva Alikajn: I kujtova burrit se kishim dy fëmijë

Bujar Asqeriu një nga figurat më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar festoi 69-vjetorin

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In