• Kontakt
Friday, September 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Analisti i njohur serb: Richard Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar në interes të Serbisë. Reagon Grenell

08/11/2021
in Diaspora
A A
Analisti i njohur serb: Richard Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar në interes të Serbisë. Reagon Grenell
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti politik, Dusan Janjiç, ka deklaruar se Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish-të dërguarin special të ish-presidentit Trump për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell.

Grenell ishte i dërguar special për dialogun në kohën kur shef i Shtëpisë së Bardhë ishte Donald Trump, megjithatë ai ka vijuar të lobojë për interesat e Serbisë edhe pas largimit të tij, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”.

Analisti politik Janjiç ishte i ftuar në emisionin ‘Linjë e ndryshme e radios’ ku tha se nuk e di sa paguan presidenti serb Alkesandar Vuçiq, për lobim, por e di se paguan shumë.

“Ne madje i paguajmë edhe Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse kjo gjë kur shefi i tij nuk është në pushtet” – tha Janjiç.

Richard Grenell ka zhvilluar disa veprimtari me komunitetin serb në SHBA ndërsa në disa raste ka dalë krah Beogradit. Sipas Janjic, Serbia po lobon sipas mënyrës së vjetër po pa produktivitet.

“Lobimi është i organizuar shumë, çuditërisht dhe për fat të keq askush nuk ka ndryshuar asgjë. Nga Slobodan Milosheviçi e deri më sot, matricat dhe agjencitë janë të njëjta dhe shkojmë më shumë drejt politikave sesa drejt kompanive. Nuk kemi lobim serioz” – tha Janjiç, kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike.

Por ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjic, se “Serbia e paguan me 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar.

Në një përgjigje për gazetën Express, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë të Janjic.

“Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, ka thënë Grenell.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In