• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Analisti flet me emra, kush janë presidentët që do përballen me drejtësinë! Ky që po ikën dhe pika e tij e dobët

09/06/2021
in Aktualitet, Blog
A A
Analisti flet me emra, kush janë presidentët që do përballen me drejtësinë! Ky që po ikën dhe pika e tij e dobët
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Frrok Çupi ka paralajmëruar goditje të bujshme të korrupsionit shqiptar. Sipas Çupit do të vihen para Drejtësisë të dy presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë.

Analiza e plotë e Frrok Çupit:

“Nesër, domethënë vërtet nesër- e mërkurë, 9 qershor, Parlamenti i Shqipërisë ‘i merr hov’ edhe një herë të dytë punës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Një ditë tjetër, edhe ajo do të quhet ‘nesër’, me sa duket, do të vihen para Drejtësisë të dy presidentët, ky që është deri nesër dhe Berisha që ka qenë. Pas tyre një ‘nesër’ tjetër, me leitnantë dhe ushtarë të mafies- ish- ministra, bosë familjarë të pasuruar me ‘frymën e shenjtë’, etj.

Ndoshta jemi me fat që më në fund, nesër do ta nisim të shkuarën, se edhe kjo mund të ishte zhytur thellë e më thellë.

Çfarë rreziqesh do të kishim sikur të mos niste nesër?

Rreziku më i afërt është që të na thonë: ‘Hë mo, tani kujtoheni?! Është vonë!’
Ja kështu kanë thënë dhe po thonë edhe tani. Po thonë pse Amerika e ‘kryqëzoi, Berishën tani, kaq vonë? Këta mendojnë se janë hileqarët e vetëm të botës. Këta e fshehin faktin se Amerika po mbron shqiptarët nga të vetët, në radhë të parë; pastaj po mbron rajonin. Pjesa më e lartë e ‘mbretërisë’ së mafies këtu kanë shpëtuar para gjyqeve duke thënë se ‘është vonë tani’. Në fjalorin gjyqësor i thonë ‘për procedurë’; por ‘për procedurë’ u fshehën krimi i Bashës me Rrugën e Kombit, krimi i llahtarshëm i Gërdecit, krimi i avionëve me lëndë kimike mbi Vlorë; vrasja e demonstruesve nga qeveria, vrasja e bankierit, vjedhja e CEZ…

Tani skërmitin dhëmbët dhe thonë ‘këto i përkasin historisë’.

Rreziku i dytë është ‘fshirja e të djeshmes’.

Të dy presidentët, Meta dhe Berisha, kishin përdorur gomën mbi fletoren e tyre të shënimeve. Kjo ishte historia për ta. Në faqen tjetër të fletores kishin vizatuar pronat pa fund të përfituara nga korrupsioni dhe grabitja, prona të mbrojtura me dhunë dhe me vrasje, dhe ndërkohë kishin vizatuar gjënë e fundit: Shtetin paralel! Po pritej që shteti i votuar nga populli t’u dorëzohej para këmbëve, ndërsa këta të qeverisnin me shtetin e tyre ‘privat’. Paratë e vjela nga publiku do të përdoreshin për të dhunuar publikun. E djeshmja e tyre kriminale do të fshihej. Ka ndodhur dhe ndodh në jetën e kombeve që krimi të humbë fuqinë mbi autorin pikërisht në momentin kur akti i krimit hyn në histori. A nuk po i ndiqni apologjetët vulgarë se si thërrasin se ‘Berisha është legjendar!’, ‘Berisha i përgjigjet Amerikës si kalorës!’, ‘Ilir Meta është trim’, etj. Krimi do të hynte në histori, ndërsa viktima nuk kanë strehë në nocione abstrakte, viktimat do të mbanin mbi shpirt dhimbjen e ‘historisë’.

Po cila është e shkuara?

Kjo është pyetja që as këta nuk i japin përgjigje, por vetëm thonë se ‘edhe të shkuarën e kufizojmë ne’. Që ditën kur ‘Demokratikasit’ e PD-së nisën të thonë në vitin ’92 se e shkuara ishte ‘diktatura komuniste’, që atë ditë duhej të kishim kuptuar se post- diktatura do të ishte po aq e dhunshme. Pak nga pak këta e vendosën në tabelën ‘e shkuar’ çdo periudhë kur këta kryen aktet e tmerrshme: E shkuar u quajt vjedhja e floririt dhe u mbyll; e shkuar u quajt vrasja e Remzi Hoxhës dhe u zhdukën dëshmitarët; ‘e shkuar’ u quajt dhunimi i ligjit dhe demokracisë; e shkuar u quajt vjedhja e pasurisë së qytetarëve në skemat piramidale sikur ‘ka ndodhur një herë e një kohë’; e shkuar u quajt korrupsioni përbindësh i familjarëve të Berishës dhe vilat për macet e Metës… Këto u mbyllën të gjitha. Nesër ose në çdo mëngjes tjetër, këta do të deklaronin se ‘sot është kufiri i fundit i të shkuarës’. Edhe këtë të drejtë duan t’ia rrëmbejnë viktimës, që të caktojnë kufijtë cila ka ndodhur e cila do të ndodhë.

… Kur janë vetëm me veten e mërmërisin kujtimet, këta e dinë se të gjitha i kanë bërë vetë… Por kur u flet krenaria para viktimave të tyre, këta thonë se ‘nuk ka mundësi ta kem bërë unë!’

Epo nesër hapet e shkuara; viktimat kanë të drejtë ta marrin në duar.”

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In