Nga Ylli Pata
Shpallja e amnistisë fiskale nga Edi Rama sot nuk ishte një qëndrim i ri, por përsëritje e një angazhimi politik që u bë publik që më 28 shkurt në kongresin e PS-së.
Megjithë shpërthimit të pandemisë së koronës, ky zhvillim, nuk se ka marrë një vëmendje të debatit publik, ngaqë do të duhej të ishte një kryeҫështje nga politika, mediat, grupet e interesat e shoqëria civile.
Kemi të bëjmë me një zhvillim, për të cilin është folur shumë e shumë herë në vite, por që kurrë nuk ka marrë udhë zbatimi.
Amnistia fiskale ka qenë gjithmonë në majën e gjuhës së përfaqësuesve të biznesit apo edhe të mjaft ekspertëve në debatet publike, ndërsa tani kur duhet siҫ ndodh tek ne merren me ҫështje anësore.
Prej një muaji emisionet kryesore dhe jo vetëm ato, por thuajse 90% e emisioneve në mediat kryesore janë marrë kryesisht me lidhjeve skype të shumë e shumë njerëzve që kanë folur, (gjë që është një fenomen pozitiv pasi ka thyer klishenë e analistëve që flasin për gjithҫka), por ka pasur shumë kaos idesh si një magazinë pa inventar.
Për tu kthyer tek amnistia fiskale, ajo është rasti ideal i opozitës dhe përfaqësuesve të biznesin të sjellin në këtë debat ekspertizën më të mirë pa folur qesim, pasi ky akt i shpallur nga kryeministri Rama, që do të kalojë në Parlamentm, kërkon me doemos koalidimin nga publiku i gjerë.
Është folur vazhdimisht në vend për amnistinë dhe domosdoshmërinë e saj, për informalitetin e lartë dhe metodat për të gjetur hyrjen në ekonomi të parave jashtë bankave.
Thuhet se deri ¼ e parave që kanë shqiptarët janë jashtë sistemit financiar, ҫ’ka kemi të bëjmë me një shifër marramendëse, por ҫështja është sesi këto para do të futen në mënyrë që të mos jetë as fiasko, por as bumerang që mund të sjellë një transfusion të parave të zeza në ekonomi, ҫ’ka nuk se është një gjë e panjohur në Shqipëri.
E mbani mend kohën e piramidave që u fol se milionat e marra shqiptarëve u kthyen në beton?
Dhe sa ky transfuziun i parave cash do të ndikojë në ekonomi? Do të sjellë të ardhura vetëm për buxhetin, të pasurit apo do të ndikojë në kanalizimin e investimeve?!
Të gjitha këto janë pikëpyetjet e një aksioni që në mungesë të një industrie prodhuese që nxjerr të ardhura të mëdha, duket si një rrugë shpëtimi për krizën ekonomike që troket te porta.
Amnistitë fiskale nuk se janë një gjë e re, madje janë aq të vjetra sa edhe bota. Ata janë aplikuar vazhdimisht në forma të ndryshme e dimensione në kohë e hapësirë sipas vendeve dhe natyrisht që vijojnë të sjellin përvojë.
Amnistia më e vjetër fiskale e regjistruar në historinë botërore ka ndodhur në Romën e Lashtë dhe bëhet fjalë rreth vitit 118 pas Krishtit.
Perandori Adrian, i cili po përjetonte një periudhë pakënaqësie nga ana e popujve që jetonin nën dominimin e Perandorisë Romake, ndërmori një amnisti shumë të gjerë për të marrë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të Perandorisë; që nga “Qyteti i Përjetshëm”, apo qytetet kryesore romake e deri tek provincat e largëta.
Perandori Adrian vendosi që të anulonte të gjitha borxhet fiskale, pra pagesat e taksave për 16 vjet.
Kjo cilësohet edhe sot e kësaj dite si amnistia fiskale më e madhe e të gjitha kohërave. Shifra që u fal ishte rreth 900 milionë sestercë, që afërsisht me vlerën e sotme është rreth 1.miliard e 800 milionë euro, duke pasur parasysh peshën gjigande të kësaj shume në periudhën antike të zhvillimit njerëzor.
Në këtë amnisti nuk u përjashtua askush dhe ishte gjithëpërfshirëse. Edhe sot ky akt vijon të studiohet edhe sot.
Amnistitë fiskale kanë qenë në botë shumëdimensionale, por efektet e tyre asnjëherë nuk kanë qenë lineare.
Presidenti francez, François Mitterrand, në vitin 1982 ndërmori një akt shumë të gjerë të faljes së një pjese të detyrimeve të pasurisë dhe TVSH, të ndjekur më pas edhe nga një manovër të dytë, por asnjëra nuk pati efektin e pritshëm si në ekonomi ashtu edhe në mirëqenien e njerëzve.
Një model i suksesshëm është Irlanda, e cila në fund të shekullit të shkuar e në fillim të viteve 2000 ndërmori disa amnisti fiskale që patën efekt jo vetëm në të ardhurat publike të shtetit, por solli një sasi të konsiderueshme investimesh të huaja në vend.
Kjo pasi amnistia u shoqërua edhe me masa të tjera lehtësuese për investimet e reja.
Amnistia fiskale është një masë që në SHBA merret kohë pas kohe dhe kryesisht nga Parlamentet e shteteve të veҫanta(Shtetet sidomos ata të pasurat si California, New York etj kanë buxhete shumë të larta), ku janë rregjistruar rreth 80 amnisti fiskale nga rreth 40 shtete prej vitit 1982.
Ky model është përdorur vazhdimisht nga ekonomitë në zhvillim të Amerikës Latine si Argjentinë, Kolumbi, Bolivi, Panama etj, është përdorur në Indi, por është përdorur edhe në Ballkan, e duhet thënë me sukses nga Nikolla Gruevski në 2005-2006 në Maqedoni, manovra që patën sukses në vitet e para, por që më pas e ҫmendën nacionalistin konservator drejt një vije autoritariste dhe anti-perëndimore.