• Kontakt
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasadorja franceze nxjerr bllof “opoziten presidenciale”: Listat e hapura çështje shqiptare. Mos thoni pa pushim po shtohen kushtet nga BE-ja për Shqipërinë

25/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ambasadorja franceze nxjerr bllof “opoziten presidenciale”: Listat e hapura çështje shqiptare. Mos thoni pa pushim po shtohen kushtet nga BE-ja për Shqipërinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pogradeci, ambasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasac u shpreh qartë se hapja e listave dhe çështja e koalicioneve zgjedhore është një cështje që u takon ta zgjidhnin vetë shqiptarët dhe jo ndërkombëtarëve.

Ambasadorja kishte një kritikë edhe për qëndrimet e Presidentit dhe opozitës, që janë shprehur në vazhdimësi se kushtet për Shqipërinë për hapjen e negociatave janë shtuar.

“Mos prisni një përgjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse kjo është çështje shqiptare” tha ajo. “Ka një projekt të rieditimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyrë publike dhe në Parlament në lidhje me këtë.

Ka edhe një qëndrim të presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorëve të BE dhe të Mbretërisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetëm atyre që ta trajtojnë këtë cështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat.

Ashtu si ju e dini në 25 mars janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk është dicka e re. Qëllimi kryesor është që të konkretizohet situata, në mënyrë që të kemi konferencën e parë ndërqeveritare.

Është gabim të themi papushim që po shtohen kushtet për Shqipërinë. Unë ju sugjeroj që të lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e mëparshme. Interesi i Shqipërisë është që të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare dhe për këtë është duke punuar ambasadori Zef Mazi i emëruar nga kryeministri” – tha ambasadorja franceze.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

Lamtumira e personaliteteve të artit, medias dhe politikës! 2025 viti i shuarjes së figurave të njohura shqiptare

01/01/2026
In memorie! Brigitte Bardot, biondja bombastike që revolucionarizoi kinemanë në vitet 1950, nga historitë e shumta të dashurisë te përballja me të birin në gjyq

In memorie! Brigitte Bardot, biondja bombastike që revolucionarizoi kinemanë në vitet 1950, nga historitë e shumta të dashurisë te përballja me të birin në gjyq

28/12/2025
Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

Si sot 16 vite më parë u nda nga jeta Vani Trako pjesë e “dinastisë” se aktorëve brilantë korçarë të skenës dhe ekranit

28/12/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In