• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasadori Soreca i përgjigjet akuzave të forta të Neritan Cekës

16/06/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ambasadori Soreca i përgjigjet akuzave të forta të Neritan Cekës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Delegacioni Evropian ka kthyer përgjigje, pas mbulimit mediatik në lidhje me financimi nga BE të Bylisit.

Kujtojmë se Neritan Ceka pas një debati me kritikun italian te artit Vittorio Sgarbi,Ceka bëri akuza të forta ndaj zyrës së delegacionit europian për projektet sipas tij korruptive për Bylysin.

Në përgjigje shpjegohet pse BE është përfshirë, si do të menaxhohet programi dhe cili është programi i ardhëm për Bylisin.

BE sqaron se ndërhyrja është bërë me kërkesën e ministrisë së Kulturës në vitin 2018.

Përgjigjia e Plotë:

Pse është përfshirë Bashkimi Evropian në Bylis?

Pas një kërkese të parë të ministres së Kulturës në mars 2018 dhe konsultimeve të mëtejshme me Delegacionin e BE-së gjatë vitit 2018, ministrja shqiptare e Kulturës, më 20 dhjetor 2018, kërkoi zyrtarisht që BE-ja të sigurojë ndihmë financiare për të ndërhyrë në Bylis, përmes Programit “BE për Zhvillim Ekonomik – Zhvillimi Ekonomik Vendor i udhëhequr nga Turizmi, me fokus Trashëgiminë Kulturore”.

Qeveria shqiptare konsideroi se Delegacioni i BE-së kishte siguruar “mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare” dhe se Bylisi përfaqësonte një vend ideal për ta vazhduar një bashkëpunim të tillë, për shkak të rëndësisë së tij kulturore dhe potencialit të turizmit.

Cili është roli i autoriteteve shqiptare në hartimin e programeve të BE-së?

BE-ja bashkëpunon me Shqipërinë në kuadër të Instrumentit Financiar për Para-Anëtarësimit (IPA). Një parim i rëndësishëm është që Shqipëria propozon zyrtarisht ide për projekte dhe programe të reja. BE-ja dhe autoritetet shqiptare, në partneritet, i zhvillojnë pastaj idetë në projekte dhe programe të plota. Institucionet shqiptare janë të përfshira në vendimmarrje në secilën fazë të procesit.

Si ilustrim i këtij parimi, projekti për rehabilitimin e Kompleksit të Manastirit të Apolonisë u zbatua nga BE-ja me kërkesë të autoriteteve shqiptare, nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Agjencisë për Shërbime Arkeologjike, për të siguruar përputhjen e plotë me përparësitë e Shqipërisë dhe me kërkesat e ligjit.

Cili është programi i ardhshëm i BE-së për Bylisin?

Programi prej 6 milionë Eurosh përqendrohet në promovimin e sitit të Bylisit si një destinacion turistik. Projekti përfshin punime konservimi dhe restaurimi, përmirësime të infrastrukturës, si dhe zhvillim të potencialeve të zhvillimit ekonomik të sitit.

Bisedimet dhe përgatitjet për këtë projekt janë në vazhdim. Data indikativee parashikuare nisjes është fillimi i vitit 2021, me një kohëzgjatje prej 3 deri në 4 vjet.

Projekti nuk përfshin menaxhimin aktual të parkut arkeologjik të Bylisit, i cili është përgjegjësi vetëme institucioneve kompetente shqiptare. Projektet e përfunduara të BE-së u janë dorëzuar institucioneve shqiptare, kurrë ndërmarrjeve private apo fondacioneve. Në rastin e Bylisit, kjo do të thotë që institucionet shqiptare do të jenë përgjegjësepër të zgjedhur sesi ta menaxhojnë sitin, sipas ligjeve në fuqi.

Si do të menaxhohet programi i BE-së për Bylisin?

BE-ja e zbaton programin ose drejtpërdrejt përmes stafit të vet ose përmes “organizatave të besuara”. Për Bylisin, Qeveria e Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian ranë dakord që të zhvilloheshin negociatame Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për të zbatuar programin. BERZH u zgjodh për këtë negociatë pasi është përzgjedhur si një “organizatë e besuar” nga BE-ja dhe po administronte ndërkaq një program më të madh të turizmit dhe trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të sigurohej përputhshmëri midis dy ndërhyrjeve.

“Organizatat e besuara” janë organizata ndërkombëtare apo të Shteteve Anëtare të BE-së, rregullat e të cilave në lidhje me prokurimin, kontabilitetin, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimin e pavarur janë vlerësuar nga BE-ja si ekuivalente me rregullat dhe procedurat e BE-së. Këto kritere kufizojnë llojin e organizatave me të cilat BE-ja mund të punojë me një projekt të tillë si Bylisi. Asnjë institucion në Shqipëri nuk kualifikohet aktualisht si “organizatë e besuar”.

“Organizatat e besuara” koordinojnë dhe menaxhojnë programet dhe projektet me një ekip të përzier ekspertësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë, si dhe me pjesëmarrjen e organizatave dhe institucioneve përkatëse shqiptare.

Delegacioni i BE-së nuk ka punuar kurrë në vendet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri pa ekspertë shqiptarë.

Si i përdor një program i BE-së si ai për Bylisin materialet intelektuale para-ekzistuese në lidhje me sitin?

Kushtet e kontratave midis BE-së dhe kontraktuesve dhe partnerëve zbatues përfshijnë respektimin e të gjitha ligjeve shqiptarenë fuqi nga kontraktori, përfshirë ato që rregullojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit.

A është përfshirë BE-ja në rishikimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore?

BE-ja nuk është përfshirë në përgatitjen, hartimin apo ri-hartimin e Ligjit për Trashëgiminë Kulturore të miratuar në vitin 2018.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In