• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Amaneti i vetëm i aktorit brilant Guljelm Radoja: Si donte të përcillej në atë botë…

10/10/2024
in Nostalgji
A A
Amaneti i vetëm i aktorit brilant Guljelm Radoja: Si donte të përcillej në atë botë…
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Djali i aktorit të ndjerë, Guljelm Radoja, Red Radoja, ka zbuluar rolin e preferuar të babait.

“Roli i preferuar nga babai im është ai që i dalin sytë më në pah, që është ‘Gjeneral Gramafoni’ dhe thuhet në film aty, se si i ka sytë ai”, u shpreh ai.

Më tej, lidhur me amanetet e babait, Redi tha se nuk la ndonjë të tillë, përveç se donte një ceremoni mortore private.

“Nuk ka lënë ndonjë amanet të veçantë. Ceremoninë donte ta kishte familjare, ky mbase ka qenë i vetmi amanet.

Nuk ka qenë i vetmi aktor, kanë qenë edhe aktorë të tjerë, të cilët kanë lënë përpara se të vdisnin, jo në shtratin e vdekjes, por si porosi në një moment duke diskutuar me njerëzit që nuk kanë dashur të përcillen me homazhe nga institucioni, ku kanë punuar.

Kjo për arsye që janë të shumfishta”, tregoi djali i aktorit të madh.

Pa harruar profesionin e tij si pianist, ai ka folur dhe për rolet e vogla që ka pasur në kinematografi, duke kujtuar momentet e bukura me të atin.

Redi theksoi se babai nuk donte që ai të merrej me aktrim, ndërsa nëna violiniste, e shtyu drejt muzikës. Ai madje ka kujtuar me nostalgji edhe disa momente nga sheshxhirimet.

“Është një rol episodik te filmi ‘Asgjë nuk harrohet’ dhe një rol tepër i vogël, figurant te filmi për fëmijë “Mondi dhe Diana”.

Im at pothuajse ja delegonte çdo gjë time mëje, edhe për këto filma ka qenë ajo që ka këmbënguluar, ai nuk ka dashur. Nuk i pëlqente disa aspekte shoqërore të asaj gjendje që krijohej në grupet e xhirimit të Kinostudios asaj kohe. Edhe kjo e ka bërë që siç më ka thënë edhe vetë të më shtynte drejt asaj rruge, kurse ime më po.

Nuk e kam peng që nuk jam marrë me aktrimin, them që do kisha qenë më komod pas kamerave se para kamerave.

Mbaj mend në Teatër në moshën 6 vjeç, nga që unë fëmijë i kisha flokët shumë kaçurrela dhe luhesh një dramë në qytetin e Durrësit “Netë Tragjike Amerikane” dhe kisha një rol. Më kishin trukuar në një mënyrë të tillë që isha si zezak dhe mbaj mend që në ato kuintat, kolegët e babit më ngacmonin.

Më kujtohet diçka që kisha një kujtesë shumë të fortë kur isha i vogël. Mbaj mend që vinin më pyesnin mua kur i harronin, e mbaja mend komplet atë dramën. Mbase kjo më ka ndihmuar se në piano duhet të mbajmë mend përmendësh shumë nota.

E kujtoj shumë mirë dhe kur kam marrë pjesë te filmi “Balada e Kurbinit”. Ajo që nuk më ka pëlqyer është se ka qenë si metodë pune asaj kohe është që kur bëhesh dublimi nuk më kanë thirrur dhe nuk jam me zërin tim. Mendoj dhe kur shoh ndonjëherë filma në fillimet e veta, si Timo Flloko apo aktorë të tjerë, kur e dëgjon më vonë zërin e tij, thua pse”, u shpreh Radoja.

Share225Tweet141


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In