• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Altin Rraklli vendos veten si trajneri i Shqipërisë: Do flisja me Brojën… Të ishte me pikë nuk e shihje dot njëherë portën e Italisë, mos e merrni seriozisht”!

18/11/2022
in Sport
A A
Altin Rraklli vendos veten si trajneri i Shqipërisë: Do flisja me Brojën… Të ishte me pikë nuk e shihje dot njëherë portën e Italisë, mos e merrni seriozisht”!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria humbi në shifrat 1-3 ndaj Italisë. Kjo ndeshje la shije të mirë te tifozët që u kënaqën me rastet e shumta të krijuara nga kuqezinjtë, pavarësisht humbjes. “Sport Ekspres” ka marrë në intervistë legjendën e Kombëtares, Altin Rraklli. Ky i fundit shprehet se ndeshja e djeshme nuk duhet marrë seriozisht pasi nëse do të ishte zyrtare, Shqipëria nuk do ta shihte dot njëherë portën e Italisë.

“Mos ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje dhe të fryhemi me rastet që krijuam. Të paktën, këtë mendoj unë. Mu duk që Italia nuk kishte lidhje me Italinë e zakonshme. Dukej që kishte ardhur në Shqipëri për të bërë spektakël, për të kënaqur tifozët, ishin shumë të hapur në mbrojtje, ndeshja për ata ishte fundja. Po të njëjtët lojtarë, po të njëjtët trajnerë. Nuk kishte ndonjë risi të re, ndonjë emër të ri që të shihej për prespektivën. Ishte po e njëjta formulë loje. Nuk ishte Italia e zakonshme pasi nëse do të ishte nuk të lejon të krijosh një shans për 90 minuta. Ne krijuam shanse pasi Italia nuk po i fitonte kurrë dyluftimet, dukej sikur ishte ardhur për të argëtuar tifozët.

Nuk dua të futem thellë te rinovimi i skuadrës, është detyra e të tjerëve. Nëse matim parametrat e ndeshjes dje, do të bëjmë gabimin më të madh. Dje ishte ndeshje klasi, spektakli, nuk kishte lidhje me diçka serioze. Po të kishte ardhur Italia për pikë këtu, ta jap unë me garanci që nuk krijoje dot një rast për 90 minuta. Është vetë loja e tyre, që janë shumë të ngjeshur në mbrojtje, nuk të lënë hapësira fare.

Dyluftimet i kanë nota 10, por dje asnjë lojtar i atyre nuk u përplas njëherë me një lojtar të Shqipërisë, vetëm futbollistët tanë luajtën fort, shumë seriozisht, sepse donin të tregonin veten me Italinë. Italianët luajtën lehtë, jashtë modelit, nuk kërkuan fare duelet. Nuk duhet t’i referohemi kësaj ndeshje. Ne si Shqipëri nuk duhet të luajmë bukur se në mbrojtje nuk dimë të luajmë, nuk e kemi në traditë.

Nëse kërkojmë të luajmë në sulm frontal të hapur, do të bëjmë gafën më të madhe. Nuk i ke lojtarët e mbrojtjes perfekt, krijoheshin shumë hapësira mbrapa. Kemi probleme të mëdha në mbrojtje në fakt. Duhet të krijojmë një mbrojtje që të mos e pësojë golin kollaj, se pastaj është e kot, këtu duhet nisur. Italia kishte ardhur për qejf në Shqipëri, edhe kur erdhi për qejf e fitoi prapë ndeshjen. Padiskutim edhe që ne krijuam shanset tona”, tha Rraklli.

Gjithashtu e kemi pyetur ish-futbollistin e Kombëtares se çfarë kriteresh do të kishte për të vendosur formacionin, nëse do të ishte ai trajneri i Shqipërisë, në vendin e Rejës. A do të ishin emrat e ekipeve nga vijnë këta futbollistë si faktori kryesor për të qenë titullarë?

“Unë do vendosja në bazë të cilësisë individuale, minutave që luan te ekipi i vet dhe rezultatet që ka me ekipin e vet, pa harruar formën aktuale. Ka ikur koha e emrave, çfarë emrash. Nëse do të isha trajner, në repartin e sulmit do të punoja njëherë me Brojën. Duhet folur me atë, është lojtar individual, me grupin nuk para ambientohet lehtë, edhe te Chelsea kërkon të bëjë në bazë të aftësive individuale.

Shqipëria nuk e ka luksin që të luajë vetëm për një lojtar dhe ta presi vetëm nga ai golin. Ne ose duhet të jemi grup dhe arrijmë grup, ose nuk bëhemi dot. Për mua Myrto Uzuni nuk duhet të lëvizi nga vendi i titullarit. Lojtarët e Superiores në Kombëtare? Ndoshta nuk jemi në nivel të mirë si kampionat, por Shqipëria ka pasur gjithmonë lojtarë të mirë, ka dhe do të ketë. Tre apo katër kokrrat, ato më të mirat, duhet të jenë gjithmonë pjesë e saj”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In