• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Alketa Vejsiu, kjo piromane që “pushtoi” Sanremon!

11/02/2020
in Blog
A A
Burri i saj ndërtues i famshëm dhe mik i kryeministrit, media italiane i zbulon të pathënat Alketa Vejsiut para prezantimit të Sanremo-s
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Rigels Seliman

Në filozofi ndrojtja është një ndjenjë turbullues, që ndodh kur ke përpara një njeri të panjohur, njeri me autoritet apo një njeri të seksit të kundërt. E tillë është edhe Alketa Vejsiu, dikur një folëse tek “Top Albania Radio” dhe që sot është shndërruar në një prezantuese që ka kaluar përmasat e lokales.

Edhe pse unë Sanremon e ndjek me raste, këtë herë ishte ndryshe, pasi ishte jubile, duke qenë se mbushi 70 vjet, por edhe për faktin se një prezantuese shqiptare do ngjitej në skenën e “Ariston”.

Ndodhi ajo që ishte paralajmëruar kohë më parë, teksa Alketa Vejsiu moderoi disa minuta në natën e dytë të Sanremo-s së bashku me prezantuesin ikon Amadeus dhe showgirl-in Georgina Rodriguez. Performanca e Alektetës ishte deri diku e mirë, ndonse në komunikimin e saj verbal dhe joverbal shihej qartë që ajo ishte një prezantuese në miniaturë dhe e kapur nga ndjenja e inferioritetit. Dreq ta hajë se kuptoj se pse ne shqiptarët jemi kaq inferior kur vjen puna para të huajve?

Por megjithatë nuk po humb kohë dhe po shruaj edhe unë ato dy fjalë që kam për të thënë për Sanremon e sivjetshëm dhe Alketën. Kjo e fundit përveçse ishte në një shok emocional, hypjen e saj në Sanremo e konisideroi fundin e botës apo mollën e ndaluar, që vetëm ajo pati guximin ta bënte. Deri diku të moderosh spektakle të kësaj natyre është një arritje, por jo në ato përmasa sikundër e shiti Alketa dhe media pranë saj këtë fakt.

Është e vërtet që një ditë para se Alketa të dilte të prezantonte krah Amadeusit dhe ikonë Georgina Rodrigez, por edhe disa ditë pas, nuk hapnin dot mediat shqiptare dhe rrjetet sociale se çdo lajm që i përkiste kulturës apo aktualitetit flisinin për të. Madje, të jemi të sinqertë prezenca e Akletës në Sanremo u pasqyrua edhe në disa media italiane. Por vetëm kaq!

Boll më me glorifikim për dikë, sikundër është rasti i Alketës që inferioritetin e saj e ka përdorur për të “pushtuar” evente dhe spektakle të ndryshme në Shqipëri. Alketa mund është e denjë për të qenë një prezantuese lokale dhe jo botërore siç po ndodh së fundmi me të. E dini ju që ndryshe nga Alketa, showgiril Georgina Rodrigez pushtoi mediat botërore nga Argjentina e largët dhe shtetet rrëzë Andeve pa oksigjen, deri në Amerikë se Itali, Francë, madje edhe Britani e Madhe dhe Spanjë, po e po.

Mirëpo, edhe pse për znj. Rodrigez buçitën mediat, askush nuk i dha hapsirë asaj. Megjithatë, mua nuk.më intereson kjo gjë. Jam tejet i shqetësuar nga mënyra se si Alketa me inferioritetin e saj, e konsideroi herezi largimin e qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria, sidomos pas viteve ’90. Gjatë monologut të saj në Sanremo, ajo e shiti kauzën shqiptare si një popull i sfilitur dhe që u dynd në Itali përmes varkave, skafeve e anijeve, për një jetë më të mirë. Po patjetër që kudo ka eksod dhe ky fenomen nuk është monopol i Shqipërisë, pasi edhd gjermanët lindor iu turrën Gjermanisë Perendimore, pasi ra muri i Berlinit.

Ndërkohë, emigrimi zonja Vejsiu është më shumë se aktual edhe në shtete më të fuqishme se Shqipëria, si Greqia, Kroacia, Polonia apo Çekia. Kështu që, edhe pse këto vende janë kapur nga kjo dukuri si eksodi, askush nga qytetarët e tyre nuk ulin vendin e tyre, në shkallën më inferiore sikundër veprove ti gjatë pseudomonologut dhe italishtes së rrjedhjshme, që artikulohet përshkak se ishe inferiore dhe jo në habitatin tënd, sikundër është “Ariston” dhe Sanremo.

Kështu që, Alketa duhet ta kuptosh se emigrimi nuk është herezi, sikundër e theksove ti në monolog, vetëm e vetëm që për 10 minuta në Sanremo të fitoje zemrat e italianëve dhe audiencës që shikonte këtë event, në mënyrë që këta të fundit të thoshnin: Çfarë vajze e pafajshme kjo shqiptarja, paska vuajtur dhe t’i japim një mundësi ta glorofikojmë atë”.

Madje, kulmi i hipokrizisë arriti, teksa gjatë monologut të saj, ajo zbuloi në Sanremo se Alekta Vejsiu ishte e vetmja femër që theu tabunë në Shqipëri, duke prezantuar një festival këngësh sikundër ishte ai i RTSH, që më herët gjasme është kontrolluar nga meshkujt. Po pse moj Alketa bëhesh hipokrite dhe gënjeshtare? Po Ana Gojla, Jonida Maliqi, Ledina Çelo, Blerta Tafani, Floriana Garo, Liberta Spahiu, Xhesika Berberi, Marinela Meta, Klea Huta, Floriana Garo, Hygerta Sako, Enkeleida Zeko, Jonida Maliqi, Mirela Naska, Miriam Cani, Elsa Lila, Elsa Lila apo Yllka Mujo, etj nuk ishin femra që kishin prezantuar festivalet e RTSH në Shqipëri.

Kështu që, piromanja Alketa mos harro një gjë: “Njeriu në punë shet krahët, por jo dinjitetin sikundër bëre ti duke “gënjyer” përmes monologut tënd në Sanremo”. Alketa, ti dhe media pranë teje vërtetë mund të pretendoni se jeni ikonë, por për mua je dhe do të mbahesh mend si një qënie inferiore piromane që “pushtove” Sanremon dhe e konsiderove herezi eksodin e shqiptarëve. Boll më me kësisoj fabulash artificale.

Share247Tweet155


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In