• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aleatët mesazh Bashës: Duhet të nxitojmë me kandidatët, nuk mund të dalim me një listë unike, duhet platformë e qartë përballë Ramës

14/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Aleatët mesazh Bashës: Duhet të nxitojmë me kandidatët, nuk mund të dalim me një listë unike, duhet platformë e qartë përballë Ramës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleatët e Partisë Demokratike kanë shtuar presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha sa i takon strategjisë që opozita joparlamentare duhet të ndjekë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të vitit 2021.

Ditën e djeshme kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka; kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka i kanë dërguar një mesazh Bashës se duhet të veprojnë dhe organizohen. Fillimisht ka qenë zoti Duka, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh dje se ai mbështet daljen e opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit me dy lista, pasi sipas tij, kjo është një mënyrë për të maksimizuar votat.

“Unë e kam thënë dhe po e ripërsëris që në mendimin tim gjykoj se një listë e vetme është e pamundur. Megjithatë ne jemi në bisedime dhe nuk e kemi vendosur ende. Por personalisht unë mendoj që opozita e bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit tjetër duhet të dalë me dy lista, në mënyrë që të mos lejojmë që asnjë votë të shkojë dëm”, deklaroi kreu i PAA, Agron Duka.

Duhet platformë e qartë përballë Ramës

Por edhe pse na ndajnë edhe gati 6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kreu i PR, Fatmir Mediu i ka dërguar një mesazh kryedemokratit Basha që të nxitojë me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe madje ka kërkuar që opozita duhet të dalë me një platformë të qartë përballë kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një reagimi për gazetën “SOT”, zoti Mediu theksoi se në kushtet kur kryeministri Rama nuk do zgjedhje të lira dhe synon që t’i grabisë ato, sipas tij, opozita duhet të bëhet barrikadë për të mos lejuar shtrembërimin e rezultatit zgjedhor dhe vjedhjen e votës. “Për mendimin tim opozita e bashkuar duhet të jetë bashkë për të ndërtuar atë që duan të gjithë shqiptarët. Mendoj se duhet të nxitojmë jo për koalicionin opozitar, por të ndërtojmë trupën elektorale dhe qeverisëse. Opozita duhet të kishte një platformë të qartë dhe të përbashkët.

Edi Rama nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama do të vjedhë zgjedhjet”, deklaroi kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ndërkohë, kreu i PDK, Nard Ndoka gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh dje i bindur se opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021.

Në këtë kontekst, zoti Ndoka theksoi se Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama nuk e shpëton askush nga humbja, pavarësisht trukeve që po përpiqen të bëjnë. Sipas tij, opozita e bashkuar është shumicë dhe se do të bëjë çdo gjë për të maksimizuar votat e saj. “Opozita po shikon të gjithë variantet e mundshme për maksimalizimin e votës.

Ne çdo variant Edi Rama është i pashpresë, tentativat e tij për ndryshimin e rregullave te garës në mënyrë të njëanshme, kriminale dhe e pa precedent nuk kanë për ta shpëtuar. Opozita e bashkuar do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit”, deklaroi kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Kujtojmë që një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kod, që sanksionuan në ligjin e ri zgjedhor ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, me listë të përbërë, Lulzim Basha mblodhi aleatët në selinë blu.

Sikundër u mësua dhe gazeta e bëri publike pak ditë më parë skenari i parë është dalje me dy lista, një e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe një e udhëhequr nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndërsa një tjetër opsion që po vlerësohet pas ndryshimeve më të fundit në Kodin Zgjedhor me qëllim maksimizimin e votave është edhe dalja me një listë unike, por vendimmarrje finale do të përcaktohet pas kalkulimeve të ekspertëve të opozitës./Rigels Seliman

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In