• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Aleanca e heshtur e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiq, kundër Marrëveshjes së Uashingtonit

04/09/2021
in Blog
A A
Aleanca e heshtur e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiq, kundër Marrëveshjes së Uashingtonit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Një vit pas Marrëveshjes së Uashingtonit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiq, janë më afër njëri- tjetrit duke bashkëpunuar në heshtje kundër Uashingtonit.

Takimi i Uashingtonit për të cilin Albin Kurti kishte paralajmëruar se do të nxirrte thikat për Kosovën, në fakt i dhuroi Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme të saj ndërkombëtare, atë të Izraelit, dhe i ofroi Kosovës dhe Serbisë një sërë angazhimesh që forcojnë orientimin perëndimor të dy vendeve.

Marrëveshja jo vetëm që i dha fund fushatës së anulimit të njohjeve ndërkombëtare nga Serbia, por vetë Marrëveshja përfshinte një nga njohjet më të rëndësishme të Kosovës.

Një vit pas, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti kanë thuajse gjuhë të njëjtë kundër Marrëveshjes.

Vuçiq po përpiqet t’i ikë disa prej detyrimeve të marrëveshjeve, siç është ajo që ka të bëjë me teknologjinë 5G me Kinën dhe çuarjes së selisë së Ambasadës së Serbisë në Jeruzalem, ndërsa Albin Kurti është gati të hedhë poshtë çdo pikë të marrëveshjes, vetëm se e ka nënshkruar rivali i tij.

Kjo bëhet në një kohë kur administrata e re e presidentit Biden e ka konfirmuar Marrëveshjen si të dobishme dhe ka kërkuar zbatimin e saj.

Aleanca e heshtur e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiq kundër kësaj marrëveshje, në fakt përben lajm vetëm për kryeministrin e Kosovës.

Në Serbi nuk përbën lajm të jesh kundër SHBA, pasi në shumë raste, aty është detyrim.

Ai është një vend i bombarduar nga SHBA për shkak të Kosovës dhe me një orientim natyral drejt Lindjes, dhe për ta lajm është kur bëjnë një gjest drejt Perëndimit.

Lajm në Serbi ka qenë vitin e shkuar kur Vuçiq u detyrua të nënshkruante në Uashington marrëveshjen, në prani të presidentit të SHBA. Dalja e tij kundër SHBA nuk është lajm, është identitet.

Lajm është dalja kundër SHBA e Albin Kurtit dhe aleanca e tij e heshtur me Vuçiq për këtë çështje.

Kosova për herë të parë ka një kryeministër që përveçse injoron një marrëveshje zyrtare me SHBA, dhe nxit dhe një votim kundër saj në një rezolute në Kuvend, është edhe në një gjatësi vale me Serbinë për këtë çështje.

Dhe e bukura është që kërkon të duket si viktimë dhe thotë që një vit më parë më kanë rrëzuar nga pushteti armiqtë e Kosovës, përmes kësaj marrëveshje.

Në fakt armiqtë e Kosovës, nëse Albini e ka fjalën për Vuçiq, janë dakord me Albinin për këtë Marrëveshje. Miqtë e Kosovës në SHBA nuk janë dakord.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

Charlie Chaplin: Kurrë mos mendo se je mirë, jeta ka mënyra të çuditshme për të të vërtetuar të kundërtën

03/09/2025
Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”! Vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

03/09/2025
Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

Më shumë se dy dekada pas divorcit, Demi Moore dhe Bruce Willis vazhdojnë të dëshmojnë se disa lidhje nuk i nënshtrohen kohës

03/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In