• Kontakt
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Akuzat e Ramës shkaktojnë tërmet në PD, frikë se Basha mund të merret dëshmitar në Hagë, lideri demokrat reagon dhe mohon pretendimet

12/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Nuk gjykohet përkthyesi, por ministri…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rihapja e skandaleve me akuzat për ish-luftëtarët e UÇK ka shkaktuar panik në Partinë Demokratike. Teksa jemi në prag të zgjedhjeve secila palë mundohet të dëmtojë kundërshtarin dhe Partia Socialiste është kapur fort pas misterit të punës së Lulzim Bashës në UNMIK.

PS ka nxjerrë disa dëshmi ditët e fundit, ku hidhen dyshime se Basha ka ndihmuar në hetimet që janë bërë për UÇK. Por gazeta ka mësuar se kjo situatë ka krijuar një klimë tensioni në PD. Edhe në reagimet e Bashës, duket qartë se kreu demokrat nuk ka se çfarë të thotë, por nga ana tjetër është fakt që Basha ka qenë pjesë e UNMIK. Skandali qëndron te fakti se UNMIK gjatë kohës që mblodhi prova për masakrat e Millosheviç-it ka mbledhur dhe për ushtarët e UÇK.

Një burim në PD i tha gazetës se zhvillimet e fundit nuk janë pritur aspak mirë në Selinë Blu, pasi Basha dhe njerëzit pranë tij i druhen faktit se mund të thirret si dëshmitar në Hagë. Frika e tyre është te fakti se kemi zgjedhje në prill dhe nëse vërtet Basha thirret në Hagë si dëshmitar kundër Thaçit dhe emrave të tjerë atëherë kjo do të shënonte fundin e tij politik.

Po ashtu një tjetër element që ka shkaktuar zi në PD është se emri i tij mund të dalë nga dëshmitarë të tjerë. Një ndër emrat që do të flasë atje është Dick Marty dhe PD i trembet dëshmisë së tij. Pra kjo situatë ka trazuar fort PD, pasi mbi rolin e Bashës në UNMIK ka pasur gjithmonë dyshime dhe akuza. Kur u largua nga misioni ai rezulton me një pasuri shumë të madhe, e cila nuk mund të vihet dot nga një përkthyes apo jurist. Basha ka deklaruar disa banesa, unaza diamanti dhe sende të tjera me vlerë.

Pra rihapja e kësaj plage mund të sjellë zhville dhe më të forta. Nga ana tjetër PS do të ngrejë një komision i cili mund të sjellë shumë telashe për liderin demokrat para zgjedhjeve. Sipas burimeve edhe ky komision i ka shqetësuar demokratët.

Reagon Basha

Pas sulmeve të kryeministrit dhe mazhorancës mbi rolin e tij në fabrikimin e akuzave ndaj UÇK, Lulzim Basha u shfaq dje para publikut përmes një video-mesazhi për të dhënë sqarime. Por lideri demokrat përveç mohimit që bëri nuk tha asgjë tjetër edhe pse është fakt që ai ka qenë në UNMIK dhe ndaj tij ka shumë dëshmi komprometuese. “Rama, duhet të të vijë turp nga vetja.

Në vend që të luftosh COVID-in, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje. Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë. Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme.

Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je në gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes sonë. Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës.

Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm. Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë. Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare. Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish”, tha Basha.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të ikonës në  përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Në kujtim të ikonës në përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

08/02/2026
Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

08/02/2026
Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare, mjeshtri i roleve të vështira (historia e dënimit për të punuar në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit) Një shkrim në përvjetorin e ndarjes nga jeta, e aktorit të madh

Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare, mjeshtri i roleve të vështira (historia e dënimit për të punuar në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit) Një shkrim në përvjetorin e ndarjes nga jeta, e aktorit të madh

08/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In