Aktorët e vjetër korçarë, mjeshtra të vërtetë, të cilët kanë marrë pjesë në filmat e para vitit 1991, e kanë kundërshtuar nismën e Partisë Demokratike për të fshirë filmat e kohës së komunizmit.
Koço Qendro, i njohur për dhjetëra role në filmat e vjetër shqiptarë, tregon se ky veprim dëmton kinematografinë.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet vënë dorë në ato, në atë kohë të ishte vënë kufiri te thana. Kanë interpretuar aktorë të mëdhenj, Kadri Roshi e tjetri e tjetri”, tha ai.
Qendro pati dhe një mesazh drejtuar atyre personave që kanë propozuar këtë nismë.
“Ata duhet t’i vëne gishtin kokës. E të mendojnë se është jo vetëm e shëmtuar që të bësh një gjë të tillë, por nuk është e ndershme”, tha ai.
“Nëse ke gjak shqiptari edhe nderon vërtet ato figura që janë të ndritura, sepse këtu kemi të bëjmë dhe me autorë të ndritur, por aty ishte kufiri.
Mos harrojmë që dhe filmat që nuk u interesojnë disave, që sot bëhen trima atëherë ishin futur nëpër vrimat e miut e nuk dilnin. Le të dilnin e atëherë të flisnin”, tha aktori.