• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Akuzat e Albana Vokshit, zv.ministri i Mbrojtjes: Përgjigje për të papërgjegjshmen, PD është rëndë

27/11/2020
in Blog
A A
Akuzat e Albana Vokshit, zv.ministri i Mbrojtjes: Përgjigje për të papërgjegjshmen, PD është rëndë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Petro Koçi

PD është rëndë!

Ngulmon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara. Meqë s’bën dot gola, i është dedikuar autogolave.

Pa pikë turpi partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura.

Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë!

Dhe ulërin pale… pse nuk bëni si kam bërë unë, sepse duan patjetër që qeveritë t’u duken njerëzve njësoj.

Simfoni intrige per orkester dhe babale!

Por publiku meriton një sqarim!

Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë!

Janë përdorur, vetëm për punë e për detyra funksionale, kur përdorimi i helikopterit është një e drejtë që ministrit apo kujtdo tjetër ia njeh ligji!

Prej 2013-ës e këtej, helikopteret e FA-së nuk janë përdorur kurrë as për të transportuar në fushata ministra e kryeministër siç ndodhte në kohën e Berishës president apo Berishës kryeministër!

Nuk janë përdorur kurrë për të çuar fëmijët, familjarët apo të afërmit e kryeministrit apo ministrit për pushime e sebepe, vizita familjare si në kohën e këtyre që flasin sot, nuk janë përdorur kurrë për të kërkuar thesare siç bënin paturpësisht këta që flasin, nuk janë përdorur kurrë helikopterët e ushtrisë për të transportuar Miss-e apo për të bërë videoklipe këngëtarësh si në kohën e këtyre që flasin.

Dhe nuk janë përdorur kurrë as mjetet e tjera e as efektivët e FA-së siç ndodhte në kohën kur Shtabin e drejtonte shefi i shtabit të shpifjeve në PD për të hapur me nxitim rrugë elektorale meqe PD-në e kishte zënë halli i rënies nga pushteti.

Këta të rinjtë e pudrosur e të katapultuar në karrige vetëm për të folur, pa ditur se ç’thonë, duhet të mësojnë të shkuarën e familjes politike ku militojnë. Është koha që PD të kërkojë falje dhe jo llogari.

Është koha që PD të ndalojë intrigën e të fillojë vetërrëfimin!

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In