• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktorja dhe këngëtarja, Justina Aliaj, shkodrania sharmante që sfidoi diktaturën dhe moshën sot feston ditën e lindjes

22/04/2024
in Nostalgji
A A
Aktorja dhe këngëtarja, Justina Aliaj, shkodrania sharmante që sfidoi diktaturën dhe moshën sot feston ditën e lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Albert Vataj

Në vend të një urimi, sot në ditëlindjen e saj, ne vijmë në këtë profilizim për të ravijëzuar një njohje të përciptë, se cila ishte Justina Aliaj, çfarë ajo ofroi artit skenik shqiptar në përgjithësi, këngës dhe festivaleve në veçanti. Si ajo sfidoi kohën e diktaturës dikur dhe po sfidon moshën sot.

Ajo sot mbush 73 vjeç. Pas ka mbetur një karrierë, si në fushën e artit skenik ashtu edhe atë të këngës, ku spikati më shumë, për zërin dhe repertorin e saj të veçantë. Vajza sharmante me zërin unik, edhe pse vitet dhe vështirësitë, me të cilat ajo u ndesh për të sfiduar kohën dhe rrethanat, sërish ajo ka mbetur e hirshme, një grua që dëshmon shpirtin e bukur të artistes, në vështrim, por edhe në finsikërinë, me të cilën ajo ka shfletuar në media të shkuarën.

Justina Aliaj është një aktore dhe këngëtare e njohur shqiptare, e lindur më 21 Prill 1951, në Shkodër, Shqipëri. Ajo ka qenë një figurë e spikatur në skenën e artit shqiptar, veçanërisht e njohur për punën e saj në teatër dhe muzikë. Pas përfundimit të arsimit të hershëm, asaj iu dha mundësia të studionte në Liceun Artistik për muzikë. Megjithatë, pasioni i saj për teatrin e bëri që të ndiqte aktrimin që në moshë të re.

Talentet nuk shuhen, ato vetëm mund te zbehen. O zot çfarë çmendurie dhe fatkeqesie! Në kulmin e arritjeve dhe suksesit, kur aktorja, këngëtarja e madhe Justina Aliaj, ishte duke u ngitur për të kapur majat më të larta të suksesit te saj dhe i kishte kapur ato maja para kohe, si gjithmone vjen një urdhër i prere nga lart… duhet të dënohet. Dhe Justina, si shume artiste të tjera të asaj kohe të çmendur të fillimviteve ‘70-te, pati fatin e hidhur të jetës së saj të provonte dënimin komunist. Ndërpren menjëherë të drejtën e studimeve, ku ajo ishte studente ne Akademine e Arteve në Tirane për aktore, duke e çuar të punoje në prodhim. Metodë e cila aplikohej në masë si mënyrë ndëshkimore për të fajshmit pa faj.

Nuk e lejuan të këndojë në festivalet e këngës në RTSH dhe në të gjitha aktivitetet e ndryshme, ku Justina ishte shume e suksesshme, madje shkuan edhe me tej; kënget e kënduara nga ajo, nuk duhet të transmetoheshin në radio. Justina Aliaj u rehabilitua në fundvitet ‘80-te, atëhere kur edhe kolera, diktatori kishte ngordhur. Edhe pse Justina i mungoi skenës dhe spektatorit për pothuajse 20 vite, përsëri dalja e saj ne skenë pas shumë kohësh do të ishte si rikthim pas në kohë, sikur thjeshtë ishte këputur shiriti dhe që ndryshimet do ta ngjisnin. Riardhja e saj ngjalli emocione të mëdha tek spektatori kryeqytetas dhe i gjithë Shqipërisë, të cilët e pritën me duartrokitje dhe mall.

Justina Aliaj mbetet një yll i këngës dhe artit tonë skenik shqiptar. Karriera e saj dëshmon për një fuqi vokale dhe virtuozitet interpretues.

Si këngëtare, Justina Aliaj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën muzikore shqiptare me këngë të paharrueshme si “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza, ” dhe “Unë dhe shokët e mi.” Interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta dhe të larmishme, duke përfshirë rolet në produksione si “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Vdekja e burrit”, “Nobodysees” dhe “Tartufi”.

Kontributet e saj në art e kanë bërë atë një figurë të dashur në Shqipëri dhe trashëgimia e saj vazhdon të ndikojë në brezat e rinj të artistëve dhe interpretuesve.

Një kronologji e përfaqësimit të saj në magjinë e artit të këngës:

Në Dhjetor 1967, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën “Jehonë Kënga Rinore”.

Në Dhjetor 1967, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 6-të në RTSH me këngën “Sot Kendoj”.

Në Dhjetor 1968, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën “Motiv I Ri”.

Në Dhjetor 1968, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 7-të në RTSH me këngën “Jam Nje Vajze”.

Në Dhjetor 1969, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 8-të në RTSH me këngën “Une Dhe Shoket E Mi”.

Në Dhjetor 1970, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Unaza”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Stacion I Dashur”.

Në Dhjetor 1972, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Ne Ekranin E Televizorit”.

Në Dhjetor 1990, Justina Aliaj merr pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Është Nënë, Nëna”.

Në Tetor 2021, Justina Aliaj merr pjesë në Luleborë 2021 me këngën “Ty Me T’kujtu”.

Është ky pasqyrim një pjesëz e një profilizimi që mund të ofrohet si përfaqësim se cila ishte dhe çfarë ajo solli në art, si ajo sfidoi sistemin duke mbetur zërish një zë i bukur dhe një zonjë galante.

Sot i urojmë ditëlindjen dhe i shprehim falënderimet dhe respektit për atq që ajo është dhe atë që ajo solli në shpërfaqje të shpirtit krijues.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In