• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktori, regjisori dhe dramaturgu i paharruar shkodran Serafin Fanko dje kishte ditëlindjen!

25/05/2020
in Nostalgji
A A
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i paharruar shkodran Serafin Fanko dje kishte ditëlindjen!
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serafin Fanko (1937–2007). Regjisor, aktor, dramaturg. Lindi ne Shkoder, me 24 maj. Kreu studimet per regji filmi ne Akademine e Arteve ne Prage (Cekosllovaki) dhe vijoi me pas per aktor ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, Tirane, 1960-1963. Ka filluar karrieren artistike qysh ne vitin 1953; nga viti 1964 punoi si aktor, me pas si regjisor i teatrit “Migjeni”* te Shkodres, duke dhene ndihmese te pazevendesueshme ne krijimin e fytyres artistike te tij.

Ka realizuar rreth 125 shfaqje ne teatrot e Shkodres, Tiranes, Shkupit, Durresit, Gjakoves, Struges, Fierit etj. Dallohet per trajtimin regjisorial te thelluar dhe elegant te vepres dramatike, per kulturen e pasur skenike qe derdhet harmonishem ne te gjithe perberesit teatrore. Ne vitin 1967, vuri ne skene dramen Fisheku ne paje te Fadil Krajes*, e cila pati jehone te gjere ne publik dhe u shfaq mbi 250 here.

Mendimi regjisorial i S. Fankut zbuloi te kjo drame boten e ndrydhur te gruas malesore prej zakoneve te vjetra, me kercenimin e vdekjes se paralajmeruar ne rast kundershtimi ndaj burrit. Ky kah u gershetua me aksionin politik per clirimin dhe emancipimin e gjithe shoqerise shqiptare, me apelin per respektimin e te drejtave te gruas, si dhe te jetes si e drejte natyrore.

Ne vitin 1969, realizoi me sukses komedine Keshilli i ndrikullave, e Sheri Mites*, fale vizatimit te karaktereve, begatise se detajeve dhe fantazise, kurse ne vitin 1970 iu drejtua drames se njohur te Kole Jakoves* Toka jone, e cila u be nje shembull i rivenies ne skene te nje vepre klasike puqur shijeve e kerkesave te kohes.

Me dramen Gjaku i Arberit e F. Krajes, 1981, ai i dha trajte poetike e dramatike balades shqiptare te Doruntines dhe Kostandinit, si dhe asaj te Ago Ymerit, duke ndertuar nje spektakel te modelit epik, ne suazat dhe permasat e te madherishmes, tragjikes dhe sublimes, cka u verejt ne menyren dhe stilin e lojes se aktoreve, ne skenografi, ne mizanskene etj.

Nje nga tiparet e artit te S. Fankut eshte fakti se ai arrin te gershetoje kompozimin piktural me lojen realiste te aktoreve, duke i cuar keta drejt karaktereve te vertete (shfaqjet: Zekthi, Shpartallimi, Nita).

Ne fund te viteve ’70 dhe ne fillim te viteve ’80 themeloi Teatrin Poetik prane teatrit “Migjeni”* te Shkodres, i cili u kthye ne nje studio te vertete eksperimentale per sa i takon promovimit te ketij lloj teatri, duke sjelle freski, elegance, zera te rinj si dhe recitimin e shume vargjeve nga fondi i zgjedhur i poezise, asaj shqipe dhe asaj boterore.

Shprehja e paster e mizanskenes, paraqitja vizuale e tipit monumental, sensi i holle dhe bukuria e fjales poetike, bashke me mendimin e figurshem dhe ngarkesesn metaforike te detajeve, jane disa nga cilesite dalluese te ketij regjisori, te cilat u shprehen edhe ne konceptimin e drames Baca i Gjetajve, 1986, e F. Krajes.

Ne vitet ’90 arriti te pasuroje dukshem format shprehese, si nje regjisor me identitet te spikatur. Me venien ne skene te drames Ftese nga larg, 1996, e Stefan Capalikut*, S. Fanku i percolli publikut, shqetesimin qytetar per progress dhe emancipim shpirteror, pasur nga kumti filozofik per te braktisur izolimin dhe format tradicionale. Shfaqjet e S. Fankut fitojne ne vitet ’90 nje hapesire te re mendimi, fuqi perteritese per tejkalimin e gjendjeve konfuze ne udhekryqet historike e aktuale te shqiptareve.

Keshtu, ai ka parapelqyer dhe sendertuar metafora te guximshme ne mizanskene, kostumografi, zgjidhjen skenografike etj., duke u terhequr, me se shumti, nga subjektet dhe trajtimet shpesh mitologjike te realitetit, nga mese e rrethana sociale te perpunuara, ku shquan nje sens here-here grotesk, sfidues, cilesi qe bien ne sy ne shfaqjet e dramave te tij origjinale, si: Cmurosja, 1993, ne teatrin “Migjeni” te Shkodres, Quo Vadis, 1997, ne Teatrin Kombetar*, Trokitje ne dyert e dhimbjes, 2000, ne teatrin “Aleksander Moisiu”* te Durresit.

Me shfaqjen Quo Vadis fitoi Cmimin e Pare ne Festivalin e Teatrove ne Tirane. Rishtazi shqetesimi per te riinterpretuar kodet psikike dhe morale shqiptare, posacerisht ate te gjakmarrjes, percillet nepermjet tropeve regjisoriale me ngarkese te larte figurative: ne mizanskene, ne gjetjet artistike, ne kostumografi (p.sh. pelerine e kuqe e MKM-se mbi skene si rreth vicioz gjaku), ne trajtimin e dekoreve me figurat mitologjike simbolike, ne konceptimin e “Korit”, ne kuptimesimet qe fitojne raportet e dritehijeve, ne alegorine e dasmes se vrare etj.

S. Fanku eshte nje nga regjisoret-autore te pakte ne Shqiperi, ku, jo rrallehere, ka qene njekohesisht edhe dramaturg, edhe regjisor, edhe skenograf, edhe perzgjedhes i muzikes, edhe koreograf i shfaqjes, duke krijuar kesisoj sa kohezion te brendshem, po aq edhe nje integritet e unitet stilistik teresor.

Koncepti i tij regjisorial ka synuar te diskutoje, sidomos pas viteve ’90, mbi problemet ekzistenciale te kombit shqiptar ne zgripe e kthesa et forta te historise, duke mbajtur qendrim kritik ndaj miteve e tabuve, ndaj shtresimit arkaike, atyre patriarkale e konservatore, si dhe ndergjegjes kolektive destruktive pergjithesisht. Ai ka apeluar per perqafimin e nje mendesie te re.

Shpesh, problematika sociale a familjare e trajtuar ne shfaqjet e S. Fankut eshte gershetuar me perjetimet e thelluara te natyres dramatike, deri sentimentale te bashkekohesve, por duke bere, gjithaq, edhe “terapine” sociale per shkaqet, kushtet dhe pasojat e krimit, duke nxjerre pergjegjesine shoqerore, si dhe duke vene ne spikame raportet me te drejten, lidhjet e gjakut, shoqerine, shtetin (p.sh. drama e tij Trokitje ne dyert e dhimbjes).

Pergatitja teorike, njohurite e gjera ne fushen e artit, te psikologjise, te filozofise, te historise etj. i kane dhene mundesi te parashtroje para trupes se Teatrit te Shkodres, si dhe teatrove te tjere, platforma regjisoriale te thella e shembullore, te cilat kane qene modele per kohen (p.sh. dramat: Gjaku i Arberit, Baca i Gjetjave, Quo Vadis etj.). Pasuria dhe thellesia ideore ne interpretimin e tij regjisorial jane gjithandej te pranishme.

Ai ka realizuar nje harmonizim te dukshem midis shembellimeve realiste dhe atyre jorealiste, midis parametrave aristoteliane te rikrijimit te gjases jetesore dhe parametrave te tjere joaristoteliane, qe e tjetersojne, qe e shfytyrojne, apo qe e shperndrojne pjeserisht, deri edhe teresisht kete gjase jetesore, sikunder eshte vene re kjo te dramatizimi qe i beri romanit Pse te Sterio Spases,vene ne skenen e teatrit “Bylis te Fierit, 1999.

S. Fanku ka shkruar 12 drama, apo dramatizime veprash letrare. Eshte fitues i disa cmimeve kombetare. Mban titujt: Qytetar Nderi i Shkodres dhe Artist i Popullit. Vdiq ne Shkoder, me 29 shtator 2007.

Share908Tweet177


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

Sa shpejt kaluan! 35 vjet pa një nga ikonat e skenës dhe ekranit, aktorin korçarë Thimi Filipi

01/07/2025
In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In