• Kontakt
Monday, June 30, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktori Niko Kanxheri feston sot 77 vjetorin e Lindjes

17/02/2024
in Nostalgji
A A
Aktori Niko Kanxheri feston sot 77 vjetorin e Lindjes
2.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ot artisti i njohur shqiptar Niko Kanxheri feston 77-vjetorin e lindjes.

Niko Kanxheri, aktor, regjisor dhe pedagog i artit dramatik pranë Universitetit të Arteve, ka lindur Korçë më 17 shkurt të vitit 1947.

Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e përfundoi në qytetin e tij të lindjes, ndërsa studimet e larta i kreu pranë Shkollës së Lartë për aktor që sapo ishte hapur në Tiranë pranë Teatrit Popullor.

Që në kohën kur ndiqte gjimnazin në qytetin e Korçës ai angazhohej me aktivitetet artistike që zhvilloheshin midis gjimnazeve të qytetit. Regjisori Pirro Mani që drejtonte këto aktivitete arriti të dallonte elementët aktorialë dhe talentin që kishte Niko Kanxheri.

Pas përfundimit të studimeve të larta ai u emërua në televizion dhe radio duke realizuar shumë radiodrama në rubrikën “Teatri në mikrofon”. Karriera e tij si aktor filloi për të mos u ndalur më, si në 1971 në filmin “Malet me blerim mbuluar” i Dhimitër Anagnostit. Gjithashtu ka realizuar edhe dy filma si regjisor “Goditja” 1980 dhe “Alo tekniku” 1982.

Që nga viti 1987 dhe deri më sot Niko Kanxheri ka dhënë lëndën e “Mjeshtërisë së Aktorit” pranë UA dhe ku shpesh herë është vlerësuar për suksesin që ka arritur me punët dhe shfaqjet të vëna në skenë me studentët e tij aktor, ku disa prej tyre e kanë vazhduar këtë rrugëtim dhe njihen si ndër aktorët apo aktoret më të suksesshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Ai interpreton në më shumë se 20 filma dhe shfaqje të vëna në skenë, ku do të vlerësohej me disa çmime në festivalet e filmit të zhvilluar në Shqipëri. Disa nga rolet më të rëndësishëm do të veçonim:

NË TEATËR

“Hilet e Natës” 1974, “Një shok i klasës sime” 1975, “Duke pritur Godonë” 1993, “Rinoqeronti” 1998, “Shtrëngata” 1998, “Babai” 2002, “Euridita” 2017.

KINEMATOGRAFI

“Malet me blerim mbuluar” 1971, “Yjet e netëve të gjata” 1972, “Shtigje lufte” 1974, “Në fillim të verës” 1975, “Çifti i lumtur” 1975, “Tokë e përgjakur” 1976, “Vdekja e burrit” 1991, “Vdekja e kalit” 1992, “Parrullat” 2000, “Natë pa hënë” 2001, “I dashur armik” 2004, “Trishtimi i zonjës Shnajder” 2008, “Farmakon” 2012 dhe shumë role të tjerë.

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In