• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktori korçarë i humorit Arben Dervishi tregon jetën në SHBA: Në fillim pastroja lokalet, më pas punova 16 vite si shofer kamioni pa qenë kurrë kamionist

29/09/2024
in Nostalgji
A A
Aktori korçarë i humorit Arben Dervishi tregon jetën në SHBA: Në fillim pastroja lokalet, më pas punova 16 vite si shofer kamioni pa qenë kurrë kamionist
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

hfaqja “Karnavalet e Korçës” riktheu Arben Dervishin në teatrin e qytetit krah partneres së tij në skenë, Zamira Kitës.

Aktori ka munguar për një kohë të gjatë, pasi prej vitesh sepse është shpërngulur bashkë me familjen në SHBA.

Ai shkoi atje në vitin 2003 dhe siç tregon për “Rudina”, përtej misterit e magjisë së SHBA-ve që premton mundësi, e pritën edhe punë të zakonshme. Për 16 vite, Arben Dervishi punoi si shofer kamioni.

Rudina Magjistari: The që ke bërë edhe punë të vështira, të rëndomta i quajte ti më herët që unë them çdo punë është dinjitet në fund fare, por ndoshta s’kanë qenë punë artistike.

Arben Dervishi: Unë largohem nga Korça pasi bëj një recital me Zamirën si shfaqje përmbledhëse, “Sa ka parë Korça si këto”, dhe ishin 23 shfaqje të dhëna rresh në Korçë me një sallë me 500 se ishte shumë e madhe dhe ti shkon e përplasesh atje që do të bësh punë të ndryshme.

Kam bërë pastrime, pastrim lokalesh, ndërtesash, pastaj kur u ktheva herën e dytë unë fillova të punoja shofer mauneje sepse nuk mundje ta mbaje veten me rroga kaq të vogla, ndërsa shoferi i maunes ishte një rrogë shumë e mirë.

Rrugë shumë të gjata, me një gjuhë copë-copë, pësoje stres, si do të më presin, çfarë do të më thonë kur të shkoj atje, si do ta gjej rrugën, ku do të shkoj unë i ziu, si do të më shkojë kjo makina, ishte një stres i tmerrshëm.

Madje kur kam ardhur te “Puthja”, te një komedi që më ka thirrur Korça, po të them që nuk mbaja mend tekst, e kisha të tmerrshme ngaqë kisha përjetuar rrugën e gjatë, më hidhërohej goja kur udhëtoja, isha shumë i stresuar, një profesion që ti s’e ke pasur, rrugë që s’i njeh, njerëz që të presin që ti s’di gjuhën. Ishte e tmerrshme. E vazhdova pastaj se u lehtësua dhe ajo punë, e vazhdova 16 vjet.

Rudina Magjistari: 16 vjet shofer kamioni!

Arben Dervishi: Punova shumë. Në dimrat e tmerrshëm të Miçiganit që bora, rrugët e gjata, koha e gjatë e punës, do të ngriheshe çdo ditë në 4 të mëngjesit.

Aktori shton se pasi vajzat u rritën, i sugjeruan që të hapnin një biznes. Ata kanë ende një kafene të vogël në Miçigan e cila në vitin 2003 fitoi edhe çmimin “Kafja më e mirë” nga vlerësimet e larta të klientëve.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In