• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktori ikonë i teatrit dhe kinematografisë Koço Qendro festoi 98 vjetorin

24/05/2025
in Nostalgji
A A
Aktori ikonë i teatrit dhe kinematografisë Koço Qendro festoi 98 vjetorin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë urime për Harpagonin korçar!

Koço Qendro feston sot më 15 maj 98 vjetorin e lindjes, dhe padyshim urimet e shumta për artistin jetëgjatë nuk do të mungojnë nga kolegët, miqtë dhe artëdashësit.

Koço Qendro përfaqësohet me mjaft personazhe në galerinë e tij të roleve si në teatrin e Korçës edhe në kinematografinë shqiptare ku ka lënë gjurmë artistike në disa filma për rolet e interpretuara

Ai ka spikatur veçanërisht në rolin e Harpagonit te komedia ‘Kopraci’ e Molierit, të cilën e ri interpretoi pas dekadash me sukses edhe pak vite më parë.

Jetë të gjatë aktorit Koço Qendro duke kujtuar batutat e tij dhe një intervistë të shkurtër.

“Ore mos na e vini re se helbete pa shkollë jemi, po unë desha të di, ju për budallenj na merrni neve”.

Batuta e Koço Qendros në filmin “Përballimi”, edhe pse e 45 viteve më parë, vijon të jetë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Ky është vetëm një nga dhjetëra rolet e tij në filma, e qindra në teatër.

Me humorin e tij Koço Qendro ka rritur breza të tërë spektatorësh, por aksioma që e qeshura të zgjat jetën, ka funksionuar më së miri edhe për atë vet.

Sot mban mbi supe 94 vite jetë, është aktori më i vjetër në moshë që kemi.Qendro na tregon se në rrugën e humorit ka hyrë natyrshëm, por gjatë karrierës së tij të gjatë ka luajtur edhe role dramatike.

“Unë me thënë të drejtën as nuk e kam menduar që do të vinte një ditë që do bëhesha aktor i humorit,” – tha ai.

Roli i jetës së tij është Harpagoni, në komedinë “Kopraci” të Molierit, rol që në vitin 2019 e riktheu në skenë pas 40 vitesh, nën regjinë e të ndjerit Dhimitër Orgocka.

“Aktori e ka ëndërr që të ketë role të tilla siç është Harpagoni në komedinë “Kopraci” të Molierit dhe as ma merrte mendja që do vinte një ditë që do e luaja këtë rol. U jam mirënjohës këtyre regjisorëve të mëdhenj, profesor Sokratit e në mënyrë të veçantë të ndjerit Piro Mani,” – u shpreh Qendro.

Në mungesë të skenës, na tregon se ditët i kalon duke shkruar. Kohët e fundit i është dedikuar shkrimit të një libri për mikun e tij Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2021.

Ndërkohë që kujton me nostlagji bashkëpunëtorët e tij të parë, Koço Qendro tregoi se i përket një brezi dhe një disipline tjetër, ndaj nuk është i kënaqur me kulturën e punës së aktorëve të rinj. Aktori theksoi se arti nuk e ka bërë të pasur, por e ka mbajtur në formë dhe i ka dhuruar dashurinë e publikut, që për të është shumë e çmuar.

Qendro nuk i kursen kritikat për politikanët, që artin sipas tij e kanë lënë në harresë, por edhe për aktorët që merren me politikë ka të njëjtin qëndrim.

“Ka ndonjë seancë parlamenti që të flitet për artin skenik, për artistët? Asnjë. Ka ndonjë mbledhje qeverie në tërë këtë periudhë? Asnjë. Është për të ardhur keq,” – tha ai.

Ndër të fundit e asaj plejade aktorësh, Koço Qendro dëshiron që t’i rikthehet sërish skenës.

“Me gjithë qejf do të hyja në skenë, por me cilin regjisor. Ku është regjisori? Me cilët aktorë? S’ka mbetur asnjë nga aktorët. Jam gati që të loz, por me kë?”

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori ikonë i teatrit dhe kinematografisë Koço Qendro festoi 98 vjetorin

Aktori ikonë i teatrit dhe kinematografisë Koço Qendro festoi 98 vjetorin

24/05/2025
Nderim dhe respekt për figurën e saj në 97 vjetorin e lindjes së pionieres së teatrit të Korçës Qefsere Trako

Sot 13 vjet pa aktoren e brilante korçare Qefsere Trako

24/05/2025
Aktorja ikonë Aishe Stari edhe sot në 84 vjetorin e lindjes ka mbetur një “star” që nuk shuhet

Grimca kujtimesh nga jeta e artistes! Pak e dinë, aktorja e humorit Aishe Stari ka qenë dhe deputete

21/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In